Home . Aktualitet . Argetim . Kunati i shqetësuar për ditën e parë në Kuvend të Salianusit dhe Grigjës

Kunati i shqetësuar për ditën e parë në Kuvend të Salianusit dhe Grigjës

Sot ishta dita e parë në Kuvend, pas publikimit të mesazheve erotike mes Salianusit dhe Grigjës.

Kunati kishte dy skenare.

Skenari i parë ishte që ata të merrnin fjalën në seancë dhe ta nxirrnin turpin.

Për këtë, të dyve ua dërgoi emrin në sekretari për të folur.

Por paralelisht me këtë, mbajti dhe skenarin B, që nëse situata do ishte e pafavorshme, të mos flisnin.

Ashtu siç u zhvillua seanca, u pa që nuk ishte e favorshme të flisnin, dhe kaluan në skenarin B.

Salianusi dhe Grigja dolën nga salla në kafen e parlamentit, dhe e shtynë ditën aty.

Ndërkohë, kur i erdhi radha Salianusit të fliste, Gramozi hodhi sytë nga salla.

-Ku është Gjinua, tha?

-Ka dalë në kafe, tha Paloka.

-Bravo Gjino, nuk ta mbushte mendjen, por ja bëri fora, tha Gramozi.

Pastaj i erdhi radha Grigjës.

-Ku është Grigja, pyeti prapë Gramozi?

-Në kafe, u përgjigj Paloka.

Ju keni vendosur përgjues në sallë dhe ata nuk mund të durojnë sulmet tuaja.

-Rëndësi ka që janë pajtuar, tha Gramozi, pa kamera ka dhe në kafe.

Pas kësaj, u ngrit Doktori duke protestuar.

-Kam fotot e tua këtu, fotot e tua këtu, ju drejtua Ramës.

-Më vjen mirë që i mban aty, tha Rama, se të duhen në pleqëri, por shiko se mos të përgjojnë dhe dhe ty, dhe do ngelet pa asnjë mit opozita.

-Ju jeni qeveri e krimit, qeveri e drogës, qeveri e bandave, ju përgjoni njerëz, por ju nuk e përçani dot opozitën.

Aty i kini bashkë, më të bashkuar se kurrë.

Kunati, i cili po ndiqte debatin, sikur mori pak zemër dhe pyeti ish- deputetin Ruli se si po i dukej situata dhe si mund të vazhdonte.

-Ç’të të them unë djalo, i tha Ruli.

Nga anët tona deshën të bënin një herë një sevap tek një harrakat që të mblidhej e të bëhej njeri i mirë.

Dhe i dha gjithë fshati nga një kokë dhi.

I bëri nja 60 copë harrakati dhe në vend që t’i ruante e të jetonte me to, filloi t’i therrë e t’i hajë.

Për nja dy muaj i mbaroi.

Dhe i kënduan një këngë:

“Ai zjarr poshtë në përrua

Kur u ndez, e kur u shua,

As sevap, as mut s’u shkrua.”

Tani ti në daç quaje sevap këtë punën e Grigjës, në daç mut, po nuk mban ai zjarr, kot jeni harxhuar.Tema

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Teatri i të gjithëve dhe jo i disave

Close