LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Kunati përgatit mocion ndaj Veliajt për emisionin “Opinion”!

Kunati përgatit mocion ndaj Veliajt për emisionin “Opinion”!

Pas emisionit “Opinion” Kunati vendosi të bëj një rezolutë kundër Erion Veliajt i cili ka guxuar të kundërshtojë gazetarët në emision, duke i frikësuar ata që të mos flasin më herë tjetër.

Pas kësaj Kunati vendosi të bëjë një tekst rezolute kundër Erionit.

Në tekst shkruhet:

“Dëgjuam me shqetësim të madh se si kryetari i Bashkisë ka kundërshtuar gazetarët dhe faktet që ata kanë sjellë  rreth ndërtimeve në Tiranë. Duke pasur parasysh se PD dhe Doktor Berisha janë ‘dashnorë’ të fjalës së lirë, duke pasur paraysh përvojat tona pozitive me gazetarët kritikë, kujdesin që kemi treguar që ata të bëhen të famshëm si kundërshtarë të qeverisë, duke u përplasur me qeverinë tonë, shprehim indinjatën tonë që zoti Veliaj, në vend që të lartësojë figurën e gazetarëve, përpiqet ti poshtërojë ata, duke i injoruar.

Qysh kur ka ardhur në krye të Bashkisë, zoti Veliaj nuk ka vendosur asnjë gjobë ndaj asnjë media, përkundrazi ka lejuar që  mediat ti vendosin gjobë atij, duke e viktimizuar dhe duke e bërë të ndjehet i persekutuar prej tyre. Kjo bëhet e gjitha për të dëmtuar median.

Qyshkurse ka ardhur në krye të Bashkisë zoti Veliaj nuk ka rrethuar dhe hequr nga zyrat asnjë redaksi qoftë dhe për interes publik, siç bën me fshatarët që ndërtojnë mbi kolektorë dhe këtë e bën që të injorojë kritikat e gazetave ndaj tij.

Qyshkurse ka ardhur në krye të bashkisë, ai nuk ka djegur asnjë makinë gazetarësh edhe pse policia bashkiake ka bërë plot represion mbi qytetarë që shesin në rrugë. Këtë e bën për të injoruar gazetarët.

Qyshkurse ka ardhur në krye të Bashkisë, Veliaj nuk ka bërë asnjë kontroll urbanistik mbi ndërtesat e redaksive dhe ndërtimet e pronarëve, edhe pse gjobit plakat që shesin lakra në shkallë pallati. Këtë  e bën për të shkatërruar reputacionin e shtypit.

Dje u pa qartë se ai tentoi t’i mbyllë gojën Fevzos, kur ky i fundit donte të denonconte zaptimin e lulishtes ku u ndërtua Qendra “Toptani”, 6 mijë metra shtesë që janë bërë aty, ndërtimin që po bëhet tek stadium “Dinamo” etj. Këtë e bën që ta fyejë Fevzon dhe ta quajë gazetarë të kompromentuar.

Qyshkurse ka ardhur në krye të Bashkisë, Erion Veliaj ka përçarë pronarët me gazetarët, ka përçarë artistët me ndihmësit e tyre, ka futur në sherr çiftet e reja me pleqtë që duan të shkojnë në azile dhe plot konflikte të tjera, duke dëshmuar se ai punon për propagandë në media dhe nxit konflikte në shoqëri.

Për të gjitha këto kërkojmë që të dënojmë njëzëri propagandën e shokut Erion Veliaj në media, si propagandë naziste, e cila po dëmton rëndë të ardhmen e shtypit shqiptar dhe bashkëjetesën mes pronarëve dhe gazetarëve.

Kjo rezolutë hyn në fuqi menjeherë”.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Glorifikimi i G.D dhe kryqëzimi i Ylli Pangos

Close