LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sport . Kuqezinjtë, me 9 medalje nga turneu malazez i karates

Kuqezinjtë, me 9 medalje nga turneu malazez i karates

Ditën e shtunë, në Mal të Zi u zhvillua edicioni i 3-të i “Podgorica Open Montenegro” në sportin e karatesë për mosha, turne ku mori pjesë edhe vendi ynë. Në përfundim të këtij aktiviteti, ku morën pjesë rreth 500 sportistë, kryesisht nga Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Bosnia e Shqipëria, vendi ynë arriti të triumfojë në disa pesha dhe kategori, duke marre 4-medalje të arta, 4 të argjendta dhe 1 të bronztë.

Medaljet e arta u fituar nga Isuf Bylyku (pesha -35kg), Besian Capi (pesha -40kg), Redion Rama (pesha -63kg) dhe Rajli Muçollari (pasha -68kg). Medaljet e argjendta u fituan nga Kelion Panxha (pesha +76kg0, Redi Milloshi (pasha -52kg), Stiven Rarani (pesha -63kg) dhe Bekim Basha (pesha -57kg). Ndërsa medalja e vetme e bronzit u fitua nga Nikolin Popa (pesha -45kg).

Loading...
More in Sport
Shqipëria hyn në Euro 2016 nëse…
Close