LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sport . Kuqezinjtë në alarm, dëmtohen De Shiljo dhe Baloteli

Kuqezinjtë në alarm, dëmtohen De Shiljo dhe Baloteli

Një mbrëmje aspak pozitive ajo e Matia De Shiljos dhe e Mario Balotelit mbrëmë, në ndeshjen me Atletikon e Madridit, në “San Siro”. Kështu, mbrojtësi italian i Milanit është dëmtuar në një përplasje me Insuan dhe është detyruar që të dale jashtë dhe të zëvendësohet që në të 26’, ku në vend të tij është futur Abate. Ndërkohë, pritet që dëmtimi të mos jetë i lehtë, për mënyrën se si u godit De Shiljo. Ai tani rrezikon të paktën 2 javë, edhe pse pritet që sot të mësohet realisht shkalla e dëmtimit të mbrojtësit, i cili do t’i prishte shumë punë Sedorfit nëse do të qëndronte gjatë jashtë fushe.

BALO – Por dëmtimit nuk i ka shpëtuar as Mario Baloteli, i cili në pjesën e dytë është përplasur me Diego Kostën dhe pasi ka rënë në tokë ka kapur keq shpatullën e tij. Por ka vijuar lojën edhe për disa minuta, kur në tentativë për të spastruar topin nga mbrojtja e kuqezinjve është dëmtuar sërish dhe ka dalë nga fusha, duke u zëvendësuar më Pacinin, pasi nuk mund të vazhdonte dot më. Një dëmtim që sigurisht mund t’i peshojë kuqezinjve, si në kampionat, ashtu edhe në ndeshjen e kthimit Champions në “Vicente Calderon”.

Loading...
More in Sport
Prag, Milan-Atletico, Seedorf ka vetëm një dyshim

Close