LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kur opozita e rrugës jep këshilla me Aldo Bumçin: “Kërkohet një ndërhyrje urgjente” me praninë tonë! Ambasadori i OSBE-së një turp se u nxorri gishtin…

Kur opozita e rrugës jep këshilla me Aldo Bumçin: “Kërkohet një ndërhyrje urgjente” me praninë tonë! Ambasadori i OSBE-së një turp se u nxorri gishtin…

Aldo Bumçi si shumica e të papunëve të opozitës së Lanës sot ka pasur radhën për të dhënë ato që nuk ka …mend. Ai tha se vendi është në reanimacion dhe kërkohet një ndërhyrje urgjente sipas kushteve të përcaktuara nga Bundestagu.

Bumçi tha se Partia Demokratike kërkon një reformë të negociuar me ndërmjetës ndërkombëtar, pozitë+opozitë, ndërkohë që tashmë nga ana ka një komision të ngritur nga parlamenti, por që për të cilin Bumçi tha se nuk e njeh opozitën në parlament:

“Ne jemi angazhuar për reformën, përmban elementë të përmirësimit të procesit dhe elementi tjetër është sistemi si një hap i dytë. Kjo do kërkonte një konsensus më të gjerë, por opozita ka ngritur një grup pune me ekspertët më të mirë të saj dhe po punon. Gjithashtu me pjesëmarrjen në tryezën e parë në treguam se dëshirojmë të marrim pjesë, kemi propozuar një platformë me 5 pika.

PS me deputetët e tjerë që nuk përfaqësojnë opozitën, ne nuk e njohim komisionin, aty kemi vetëm një përfaqësues që është PS, të tjerët nuk përfaqësojnë opozitën dhe ne kemi propozuar një format që është i vërtetë. Pra një përfaqësues nga qeveria e një nga opozita e bashkuar dhe me moderimin e faktorit ndërkombëtar. Komisioni i vërtetë është ky, pastaj PS mund të mblidhet me ata dhe të diskutojnë çfarë të dëshirojnë”, tha ai në Top Talk.

Ai gjithashtu ka sulmuar ashpër edhe ambasadorin e OSBE-së.

“Nëse një ambasador si Borschard që është turp që qëndron aty. Skandal! Kjo tregon se ku kemi arritur ne, që pranojmë një njeri të tillë që i nxori gishtin qytetarëve. Dhe me njerëz të tillë që nuk lexojnë as raportin e OSBE/ODHIR, institucion të cilin përfaqësojnë, kur doli raporti përfundimtar, ai nuk doli. Nuk është Borschard ai që vendos agjendën , por kriza e rëndë dhe nuk mund të vijë Borschard dhe të bëjë makiazh”.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Tusk dhe Juncker të prerë për negociatat me Shqipërinë: Mosarritja e konsensusit nga vendet anëtare të BE ishte një gabim

Close