LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Argetim . Kur u bë dhe biri i tetos?! Djali Fahriut kritikon Ramën, harron ministrat e PD-së: Tani e ke timonin vetëm

Kur u bë dhe biri i tetos?! Djali Fahriut kritikon Ramën, harron ministrat e PD-së: Tani e ke timonin vetëm

Më në fund dhe djali i Fahri Balliut, deputeti i Korçës për Pogradecin Klevis Balliu ka kërkuar nga Edi Rama që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Për të gjitha sipas djalit të Fahros.

Njëherësh Balliu i vogël i ka kujtuar Ramës se meqë e deshi të vetëm timonin qeverisës, tashmë e ka dhe duhet t’i japë makinës, ndryshe të dalë në pension.

Por Balliu harron një detaj: Në qeverinë Rama janë 6 ministra dhe një zv.kryeministër i PD dhe kusuri janë të LSI, pra s’ka timon.

“Qeveria duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për situatën e rëndë të krijuar nga zjarret, që kanë mbuluar mbarë vendin! Aktualisht qeveria nuk ka marrë përsipër përgjegjësitë për situatën e rëndë të krijuar nga vatrat e shumta të zjarrit.

Është turp që në vetëm dy muaj të kemi mbi 20 mijë shqiptarë të larguar, dhjetëra turistë të mbytur në plazhet tona, dhjetëra të rinjë të vrarë dhe qindra hektarë pyje të pushtuara nga flakët.

Duhet të shpallet urgjentisht gjendja e jashtëzakonshme dhe Rama të bëjë njëherë të vetme diçka të vlefshme për shqiptarët.

Ai donte timonin, ndaj le t’i japë makinës siç duhet ose përndryshe të dalë në pension!”, shkruan djali i Fahri Balliut në rrjetin social.

Mos Humbisni:
Vrau babain për murin e betonit, ndërron jetë nëna e Mirald Metallarit

Close