LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Kura anti-tumor, gjendet brenda helmit të insekteve!

Kura anti-tumor, gjendet brenda helmit të insekteve!

Ja zbulimi më i fundit që vjen nga studimi i realizuar prej Universitetit të Ilinois.

Kanceri do luftohet me helmin e disa insekteve. Ky është zbulimi i fundit nga studimi i realizuar prej Universitetit të Ilinois.

Mesa duket ekziston një kurë tepër e thjeshtë kundër kancerit, që gjendet brenda helmit të bletëve dhe gjarprinjëve. Faktikisht lëndët toksike që përbëjnë këtë helm të këtyre qenieve, mund të mposhtë kancerin në gji dhe atë të lëkurës.

Studiuesit përdorën për kërkimin e tyre një proteinë të pranishme në helmin e bletëve dhe e ndanë në nano-grimca, teksa këto të fundit ishin në gjendje të mposhtin qelizat e sëmura, për të mbajtur të pacenuara ato të paprekura nga tumori.

Parashikimet janë që brenda pesë vjetësh të përgatiten ilaçe me bazë helmi që mund të konsumohen nga njerëz të sëmurë nga tumori në gji, apo nga melanoma. Gjatë kësaj periudhe do të vazhdojnë kërkimet, përmes të gjithë përpjekjeve, me qëllimin, pse jo, për të perfeksionuar çdo gjë në lidhje me këtë kurë anti-tumor.

Loading...
More in Shendeti
Rrezik kanceri. Mos i lani dhëmbët me Colgate

Close