LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Rajoni . Kush e fitoi duelin?! Burri i Besa Shahinit “boks live” me Abazin e Albin Kurtit! Flet arbitri (Video)

Kush e fitoi duelin?! Burri i Besa Shahinit “boks live” me Abazin e Albin Kurtit! Flet arbitri (Video)

Kandidati i PSD-së për deputetë Dardan Molliqaj dhe kandidati i VV-së, Haki Abazi pas një debati të ashpër në T7 janë përleshur edhe fizikisht.

Molliqaj dhe Abazi i kanë thuhet se janë kacafytur edhe pas përfundimit të debatit në studion televizive.

Gazetari që e drejtoi debatin, Leonard Kercuku ka shprehur keqardhje për atë se çfarë ka ndodhur.

Abazi ka theksuar se ai është sul muar nga Mollicaj në korridor deri sa ishte duke ecur me Rexhep Hotin.Më pas ka pasur edhe reagimi i Vetëvendosjes.

Banditët nuk e kanë vendin në debate televizive

Pas emisionit “Pressing” në T7, kandidati i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Haki Abazi është sulmuar rëndë nga kandidati i AAK-së, D. Molliqaj dhe shoqëruesi i tij. Ky sulm banditesk i ka shkaktuar lëndime fizike z. Abazi, dhe për këtë menjëherë kemi njoftuar policinë.

Bandat mafioze që kanë kapur shtetin po frikësohen prej ndryshimit që po vjen, prej entuziazmit popullor dhe prej drejtësisë që do të vendoset nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Ata po e shfaqin nervozën e tyre duke shpifur pa u ndalur, e tash edhe duke sulmuar fizikisht. Ata tashmë e kanë traditë sulmin fizik ndaj debatuesve në emisione televizive.

Publiku nuk e meriton këtë nivel të ulët diskutimi. Kosova nuk e meriton këtë nivel të ulët përfaqësimi. Tash po e kuptojmë se sllogani i tyre propagandistik “guxim dhe dije”, po nënkupton që guximin e paskan banditët, a dijen injorantët.

Presim nga policia të marrë masa ndaj tyre. I bëjmë thirrje KQZ-së të largojë nga lista këta persona që po ushtrojnë dhunë.

Qëndrojmë në mbështetje të plotë të z. Haki Abazit, dhe të cilitdo aktivist që është sulmuar me dhunën e tyre verbale e fizike.(INA)
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/1178272912360054/?t=0

Loading...
More in Rajoni
Del fotoja: Ish-kryeprokurorja Katica Janeva në skëterr por me “privilegje”… nga të tjerat

Close