LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kush e ka në dorë “fatin” e Metës?! Mustafaj: Rama i ka numrat për ta shkarkuar!

Kush e ka në dorë “fatin” e Metës?! Mustafaj: Rama i ka numrat për ta shkarkuar!

I ftuar në ‘’News 24’’, ish-ministri i Jashtëm dhe ish-deputeti i PD-së Besnik Mustafaj tha se dyshon se kryeministri Rama do të arrijë të sigurojë 96 votat e kërkuara në parlament për shkarkimin e Metës duke parë flirtin që opozita e re parlamentare po bën me mazhorancën.

‘’Nuk ka as përmirësim, as përkeqësim të dialogut. Vajtja në Komisionin Hetimor është pozitive. Nuk pati tensione, ishte dialog i qetë, as me sharje. Ishte një dialog konstruktiv. Konferenca e presidentit me Komisionin e Venecias linte të kuptohej se janë mirëkuptuar. Është e përsëritur deklarata që ai nuk pranon të largohet nga detyra për të marrë drejtimin e opozitës, gjë që e cila me pak fantazi të çon aty. Fati i presidentit Meta do të varet nga ky Komision Hetimor. Rama i ka bërë mirë llogaritë, nuk i ka 96 vota. Por, prania e opozitës së re në parlament, gadishmëria për të bashkëpunuar me kryeministrin, të lë të mendosh se Rama i ka numrat. Por, do të duhej të funksiononte Gjykata Kushtetuese’’, u shpreh në lidhje me fatin e presidentit Meta ish-zyrtari i PD-së Besnik Mustafaj në ‘’Neës 24’’.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close