Home . Aktualitet . Kush është biznesmeni i “domateve” Il Pasmaçiu, “alias” Yll Ndroqi

Kush është biznesmeni i “domateve” Il Pasmaçiu, “alias” Yll Ndroqi

Nga Gjergj Zefi

Xhemail Pasmaçiu ose “Ili” siç e njohin të gjithë, e ka filluar biznesin si tregtar fruta perimesh në vitin 1996. Magazina e tij Nr. 3 tek Brryli ishte me e preferuara. Ai nuk bënte pazar, Ili shiste lirë. Megjithëse Ili kishte vetëm një mjet Volvo frigorifer, ngjyrë të kuqe, me shofer Arjanin ai arriti ti konkurronte dhe sfidonte tregtarët e fuqishëm të atij tregu. E dini pse? Ili nuk i’a ndjente për domatet e as për kastravecat, por për “mallin” që gjendej në kutitë e tyre.

Kjo krijoi një konflikt mes tregtarëve që e dinin shumë mirë se me çfarë “zarzavatesh” punonte Ili! Në fillimet e para, Ili sillte “mall” nga Greqia, por duke parë se tregtarët lëvizën drejt Turqisë, mori dhe ai rrugën me Volvon e Kuqe, e si “shamikuqja” filloi kërkimin për “domate të kuqe”. Në Antalia u takua  me rekomandimin e një miku me shtetasin Abdulselam Turgutin. Ili, pas takimit me Turgutin, i’u rrit “biznesi” dhe filloi të udhëtonte çdo javë me kamionin e tij në destinacionin Tiranë-Selanik-Stamboll-Antalia.

Por konkurrenca e pandershme e mori në qafë Pasmaçiun. Një tregtar i mirëfillt, shtetas turk që kryente aktivitet për llogari të një firme turke të tregtimit të fruta-perimeve me emër Suah Arkadere, duke u ndjerë i rrezikuar nga humbja që i vinte prej konkurrencës së pandershme e Pasmaçiut, u interesua dhe zbuloi, se me cilën firmë turke punonte Ili, që i shiste produkte më lirë se sa ishin në prodhim. Pas kërkimeve ai zbuloi, se personi që e ngarkonte Ilin me produkte bujqësore falas, ishte pikërisht kurdi Abdulselam Turgut.

Arkadere e njihte mirë Abdulselamin dhe aktivitetin e tij, ndaj u interesua t’ia “digjte letrat” Ilit. Kështu, i ndjerë i rrezikuar për biznesin, bëri një kallzim në policin e Stambollit. Ndërsa tregtarët e fruta-perimeve prisnin të vinte Ili, që të merrnin mall të mirë dhe të lirë, biznesmenët që punonin në të njëjtën linjë njoftuan se Ylli me shoferin e tij ishin arrestuar për trafik droge. Lajmet u publikuan në të gjitha gazetat, por binte në sy publikimi në gazetën më të madhe turke “Hyriet”, e cila kishte me emër dhe mbiemër Xhemail Pasmaçiun (Ylli Ndroqin), shoferin e tij dhe turkun Abduslelam Turgut si të arrestuar.

Tregtarët e fruta-perimeve tek tregu i “Brrylit” ranë të qetë, se tashmë askush nuk do i konkurronte poshtërsisht. Nëse Ili pretendon se ky informacion nuk është i vërtet, tregtarët e fruta-perimeve e vazhdojnë ende aktivitetin dhe ky fakt njihet botërisht nga të gjithë?!

Nëse Ili mendon ndryshe, nesër do publikojmë, se si i’u kap makina pa dokumenta e firmës greke “Serreti” me drogë në Itali dhe sa para pagoi për të mos u zbuluar se e kujt ishte makina dhe takimin me hollandezët e “Grolsch Beer”, me ndërmjetësim të një shqiptari shumë të fuqishëm në fushën e tregtimit të narkotikëve në Roterdam./Pamfleti.com

Mos Humbisni:
Veliaj: Sot nis rehabilitimi i tregut të fruta-perimeve te lulishtja “1 Maji”

Close