LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kush është çifti që policia iu sekuestroi 1 milionë euro në Tiranë e Pogradec

Kush është çifti që policia iu sekuestroi 1 milionë euro në Tiranë e Pogradec

Almanda Durollari dhe bashkëjetuesi i saj italian Francesko Cocilovo janë pikërisht dy personat që shikoni në foto, të cilëve iu sekuestrua ditën e djeshme pasuria prej 1 mln eurosh.

Çiftit iu sekuestruan 2 apartamente banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2; 4 apartamente banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2; dhe 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2; të cilat si burim të ardhurash kishin aktivitetin k.riminal.

Ata kishin transferuar 700 mijë euro nga Italia dhe i kishin regjistruar në emrin e 77-vjeçares Vergjinush Durollari, nënës së shqiptares. Shtetasi italian deklaronte se të ardhurat i fitonte nga një fabrikë rrobash, ndërsa paratë janë transferuar në Shqipëri me anë të një kompanie nga Panamaja.

Raportohet se Almanda Durollari dhe Cocivolo janë proceduar më parë nga Autoritetet Gjyqësore Italiane, nga Guardia di Finanzia e Comos, për veprat penale të mashtrimeve financiare, falsifikimit dhe shitjes së produkteve me shenja false.

Nga hetimi ka rezultuar se të dy këtyre shtetasve, Guardia di Finanza, iu ka sekuestruar rreth 2.388.611 Euro në Itali, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni “Transferta“, për sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme që kapin shifrën 1 milion Euro.

Drejtoria Hetimore Qëndrore, Njësia për Hetimin e K.rimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, zhvilluan Operacioni Policor “Transferta“, për sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme të shtetasve A.D, V.D. dhe shtetasit Italian F. C.

Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2018, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë k.riminale “, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Bazuar në vendimin e datës 05.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, u vendos sekuestro preventive mbi pasuritë, si më poshtë:

– 2 apartamente banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2;

– 4 apartamente banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2;

– 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2;

Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 1 milion euro.

Shtetasja A.D dhe shtetasi italian F. C. janë proceduar më parë nga Autoritetet Gjyqësore Italiane, nga Guardia di Finanzia e Comos, për veprat penale të mashtrimeve financiare, falsifikimit dhe shitjes së produkteve me shenja false.

Nga hetimi ka rezultuar se të dy këtyre shtetasve, Guardia di Finanza, ju ka sekuestruar rreth 2.388.611 Euro në Itali, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.

Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pogradec, rezultoi se shtetasja A.D bashkëjeton me shtetasin Italian F. C, dhe banojnë në Itali. Për të fshehur dhe justifikuar këto prona të blera në Shqipëri, i kanë regjistruar në emër të shtetases V.D me banim në Pogradec (nëna e shtetases A.D, pensioniste).

Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrrethit Gjyqësor Pogradec, po vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtyre personave, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Ne, lehësit dhe Kryelehësi!

Close