LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kush është gruaja nga Tropoja e cila fitoi zgjedhjet për prokurore në SHBA?

Kush është gruaja nga Tropoja e cila fitoi zgjedhjet për prokurore në SHBA?

Një shqiptaro-amerikane Buta Biberaj fitoi dje zgjedhjet për postin e prokurorit në prefekturën Loudon të shtetit të Virxhinias në SHBA.

Ajo mori 52,303 vota ose 49,5% të tyre kundrejt kandidates Nicole Wittmann që mori 50,218 vota.

Bude (Buta) Biberaj vjen nga familja shqiptaro-amerikane Biberaj nga Tropoja. Budja është një prej 8 fëmijëve të Hysen e Aishe Biberaj.

Familja Biberaj është vendosur në Loudon të shtetit Virxhinia, ndërkohë që vetë Bude Biberaj ka lindur në SHBA. Ajo vazhdoi studimet për drejtësi dhe është e njohur në komunitet si avokate dhe gjyqtare.

Ajo vendosi të kandidojë për Partinë Demokratike amerikane për kryeprokurore dhe mori një mbështetje të gjerë nga njerëz të fushës dhe mediat.

Loading...
More in Aktualitet, Bota, Kryesore
Rrjeti 5G, SHBA: Mbështesim Shqipërinë, ‘gazetaria’ shkel e shko nuk e shtrembëron dot të vërtetën

Close