LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kronik . Kush gënjen, Uashingtoni, Merkel, Mogherini… apo Basha?!

Kush gënjen, Uashingtoni, Merkel, Mogherini… apo Basha?!

I vendosur përpara një presioni gjithmonë e më të fortë të ndërkombëtarëve, Lulzim Basha ka gjetur një taktikë të re për të mbajtur me “oksigjen” çadrën e tij, interpretimin krejt të kundërt të asaj që është shkruar e bardhë mbi të zezë.

Atëherë kur deklaratat e ndërkombëtarëve, si ajo e Ministrit Gjerman të Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel janë aq të thëna troç sa nuk lënë vend për ekuivok, atëherë këta personalitete shpallen thjesht si të painformuar.

Pas keqinterpretimit të deklaratave të Merkel, Mogherinit apo Ambasadës Amerikane, tashmë Basha shkon edhe më tej, duke “futur duart” edhe në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lexo.al, pa bërë asnjë interpretim, publikon pesë deklaratat nga deklaratat më të rëndësishme të ndërkombëtarëve dhe intepretimin që ka bërë Basha nga ana e tij.

Deklarata e DASH pas takimit me ministrin Bushati

“Zv/Sekretari riafirmoi partneritetin e ngushtë midis SHBA-ve dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për reformën në drejtësi dhe përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, shtetit ligjor dhe respektit për të drejtat e njeriut. Ambasadori Shannon gjithashtu theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjithë forcave politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

Interpretimi i PD-së: “Shuplakë për Ramën. SHBA këmbëngul që zgjedhjet parlamentare në Shqipëri duhet të zhvillohen me pjesëmarrjen e opozitës dhe të gjitha partive politike”.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel

“Bojkoti i Parlamentit është absurd.  Deputetët duhet të bëjnë punën e tyre në Parlament dhe jo të protestojnë në ҫadër. Ky është një qëndrim që Gjermania nuk e pranon dhe do të bëjë gjithçka që opozita të shkojë në Parlament dhe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Që opozita të mos e dojë qeverine është normale, por rruga është e papranueshme”

Interpretimi Bumçi: Unë mund të them që ministri gjerman ishte i painformuar. Kjo mund të vijë nga fakti që ka pak javë që është në detyrë, pas lënies së detyrës nga ish-ministri i Jashtëm që u zgjodh president dhe ngarkesës së madhe që ka arena ndërkombëtare.

Deklarata Seibert, zëdhënësi personal i Kancelares Merkel
“Ajo që mund t’iu them është se qeveria federale e Gjermanisë mbështet kursin e reformave të qeverisë shqiptare. Thirrjet për dhunë, që dëgjohen herë pas here, nuk mund dhe nuk duhet të jenë një nga mjetet për të imponuar pozicione politike kontroverse”.

Basha: “Kancelarja Merkel mbështet kauzën tone! Dua ta siguroj Kancelaren dhe popullin gjerman se shqiptarët janë të vendosur të përqafojnë të gjitha vlerat europiane dhe të ndërtojnë një shoqëri të denjë për të gjithë, duke luftuar krimin, drogën, korrupsionin dhe duke e çliruar politikën prej tyre”.

Ambasada Amerikane në Tiranë

“Qeveria e Shteteve te Bashkuara mbështet zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve, por këto çështje nuk duhet të përdoren si shfajësime për të bojkotuar Parlamentin, për të bllokuar zgjedhjet, apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit. Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për t’i zgjidhur këto”.

Basha: “Kemi marrë mbështetje totale në Uashington dhe këtë mbështetje e përkthejmë në këtë aksion politik që ka vetëm një synim, Shqipërinë e standardit europian. Nuk do të ketë asnjë tërheqje”.

Komisionerja e Punëve të Jashtme, Federica Mogherini

Federica Mogherini: “Loja e futbollit bëhet brenda fushës dhe jo jashtë saj. Ndaj betejat duhet të bëhen brenda institucioneve, Parlamentit në këtë rast”.

Basha: “Sapo përfundova një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian, znj.Federica Mogherini. Pata rastin ta njoh konkretisht me rrugëzgjidhjen e propozuar nga opozita për krizën e rëndë politike që vendi po kalon”./Lexo.al/

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
“Lua-jan” o im vëlla ma jep dhe luaneshën në çadër hua që ta…

Close