Home . Aktualitet . Kush je ti more, trego dokumentin?! Bardh Spahia si “kapterr kontrolli”

Kush je ti more, trego dokumentin?! Bardh Spahia si “kapterr kontrolli”

Dita e sotme në Shkodër është regjistruar me përplasje mes protestuesve të PD dhe policisë, gjatë konstituimit të këshillit të ri bashkiak, ndërkohë që u ndalua dhe kreu i FDPD-së në Shkodër Arvid Bushati.

Ndalimi i Bushatit është denoncuar edhe nga ish kryeministri Sali Berisha i cili teksa ka bashkangjitur edhe një video shkruan: ‘Ky është momenti kur kriminelë dhe narkopolicë banditë arrestojne me motive të mirëfillta politike kryetarin e FRPD Shkodër, Arvid Bushati dhe debatojnë si horra me ish-deputetin Bardh Spahia!Rama ik! Fitore! Sb”

Në video shihet gjithashtu ish deputeti i PD-së Bardh Spahia teksa debaton me personat të cilët arrestuan Bushatin. Ai u kërkon llogari personave civil të nuk mbajnë shenja identifikuese të Policisë së Shtetit, se ku e gjejnë të drejtën për një akt të tillë, pa një urdhër të lëshuar nga Prokuroria.

Loading...
Mos e Humbisni
Të mbrojmë teatrin e minjve që “sfiduan” Kadri Roshin!

Close