LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Kush ka të drejtë, Angela Merkel apo klllouni Lulzim?! (Foto Fakt)

Kush ka të drejtë, Angela Merkel apo klllouni Lulzim?! (Foto Fakt)

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me kreun e PD, Lulzim Basha, që thotë se negociatat u bllokuan për faj të Ramës dhe Qeverisë.

Rama ka vënë përballë deklaratës së Bashës, atë të kancelares gjermane Angela Merkel.

Merkel ishte shprehur:

“Më vjen keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet.

Kur bëjmë premtime patjetër që duhet t’i mbajmë ato.

Nuk do t’i kthejmë shpinën vendeve ndërkohë që kemi bërë premtime.”

Më parë Rama kishte publikuar deklaratën e Donald Tusk dhe Giuseppe Contes.

Basha reagoi, duke shkruajtur:

“Ne mbështesim 100% qëndrimet e liderëve të BE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqipëria meriton më të mirën.

Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Ata duan ta pranojnë Shqipërinë, por në mënyrë të përsëritur ata refuzojnë Ramën”.(TemA)

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
VIDEO/ Histeri kolektive në mbështetje të luftës së Erdogan që do e kishte zili dhe Kim Jong Un: I gjithë populli ushtar!

Close