Home . Aktualitet . Blog . Kush tha se 17 maji ka dështuar?!

Kush tha se 17 maji ka dështuar?!

Nga Skënder Minxhozi

Në fakt ai që e deklaroi këtë të martën në podiumin e parlamentit, ishte njëri ndër deputetët më të “rinj” të legjislaturës: kreu i opozitës Lulzim Basha. Megjithatë, kur vjen puna tek ajo që ka ndodhur në Shqipëri pas datës 17 maj 2017, zotit Basha i duhet zënë besë gjithnjë e më pak dhe gjithnjë e më me kujdes.

Nëse vrasim mendjen dhe kthejmë kokën pas në historinë politike të parlamentit shqiptar, do të vërejmë se nuk ka patur ndonjë start qeverie më të qetë, më “anonim” dhe më të parashikueshëm sesa ky i kabinetit Rama 2. Seancë pyetjesh pa pjesëmarrjen e partisë më të madhe të opozitës, protesta të premtuara kundër zgjedhjes së kreut të Kuvendit, por më pas të parealizuara (si shumë kërcënime të tjera të Lulzim Bashës në muajt e fundit), sjellje e relaksuar dhe tallëse kryeministrit me kundërshtarin dhe mbi të gjitha, “piskama” e munguar e ish-kryeministrit Berisha. E cila është në fakt gjurma e vërtetë e gishtave të këtij parlamenti, prej kohësh që s’mbahen mend.

E gjitha kjo që duket se (s)po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë, të sjell ndërmend talljet e ironinë e asaj pjese të politikanëve demokratë që mbetën jashtë listave zyrtare të zotit Basha, e që bëjnë oponencën ndaj tij çdo ditë, sa në rrjetet sociale, sa në media. Është një tallje e cila ka për epiqendër akuzën e gjithpranuar, se mes Ramës dhe Bashës ka patur dhe vazhdon të ketë një akord të heshtur, i cili e ka zanafillën në zyrat e Kuvendit në 17 maj e që vazhdon sot e gjithë ditën, t’i japë formë, ngjyrë dhe shije jetës politike shqiptare.  Por që mbi të gjitha, vazhdon ta mbajë në përgjumje të dhunshme vetë PD.

Lulzim Basha deklaron solemnisht se marrëveshja e 17 majit ka dështuar për shkak të rezultait të 25 qershorit. Ka vetëm pjesërisht të drejtë. Ka dështuar projekti i qeverisjes me bazë të gjerë, i qeverisë së dy partive të mëdha. Ka rënë precedenti austro-gjerman, nëse mund ta quajmë kështu. Por atë natë të mistershme, në zyrat e Metës u përgatit jo vetëm kurthi fatal ndaj vetë atij, por mesa po shihet gjatë gjithë këtyre muajve, edhe një diçka e re, si punë projekti, paqeje, bashkëjetese apo quajeni si të doni.

E vërteta është se Shqipëria politike nuk është më e njëjta që nga ajo datë. Zgjedhje të përgjumura, verë e nxehtë pa opozitën në skenë dhe mesa shihet, edhe një sezon i ri politik me partinë më të madhe të pakicës, që refuzon të pyesë qeverinë për programin e drejtimit të vendit. Me fjalë të tjera, që refuzon të bëjë opozitën! Një opozitë që nuk flet për programin e kundërshtarit, por për krimet e komunizmit dhe teserën e vyshkur të Gramoz Ruçit, është thjesht në krizë idesh dhe identiteti!

Marrëveshja e 17 majit qe një ndër zhvillimet më pozitive që mundi të prodhonte paradoksalisht njëri nga momentet më të nxehta politike të viteve të fundit. Ajo marrëveshje prodhoi një normalitet elektoral që solli qetësi dhe rregull në fushatën elektorale dhe procesin e mëvonshëm. Çmimi i asaj marrëveshje ishte rrënimi i Partisë Demokratike. Një “detaj” ky që sot e ka shbalancuar totalisht skenën politike, ku një parti në pushtet nuk ka më praktikisht asnjë pengesë në konsumimin e qetë të mandatit të ri katërvjeçar. Dhe kjo nuk është parimisht një gjë e mirë. Opozita i duhet vendit si ajri. Por nëse PD vazhdon të endet në kalvarin e mazokizmit të saj të brendshëm, edhe dita kur demokracisë shqiptare do t’i kthehet funksionimi fiziologjik normal, do të jetë e largët. Fillimi i mbarë është gjysma e punës, thotë proverbi. E pra nëse është kështu, punët kanë nisur keq…

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Krimi nuk është “komunist”!

Close