LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Kushtet skandaloze në burgjet e Greqisë, autoritetet: Masa për të dënuarin që publikoi fotot

Kushtet skandaloze në burgjet e Greqisë, autoritetet: Masa për të dënuarin që publikoi fotot

Sot do të jepet masë disiplinore për të dënuarin e burgut të Koridhalos, i cili publikoi fotot, ku pasqyrohet situata në spitalin e këtij burgu.

Pas reagimeve të shumta që shkaktuan fotot e publikuara në internet, këshilli përgjegjës për burgun do të mblidhet sot për të shqyrtuar masë disiplinore ndaj të burgosurit, që arriti të nxjerrë fotot, të cilat tregojnë më së miri atë që ndodh në spitalin e burgut. Fotot e realizuara me celular nga i dënuari, u publikuan në fund të muajit shkurt, kur dhjetëra të dënuar po zhvillonin një grevë urie, për kushtet skandaloze të jetesës.

Mediat greke komentojnë duke thënë se shteti nuk shqetësohet për atë çfarë ndodh në mjediset e spitalit të burgut, ku 220 vetë jetojnë në një hapësirë të destinuar për 60 njerëz, por përkundrazi është i shqetësuar vetëm se faktet dolën në publik.

Avokati grek i Popullit ka vënë në dukje se kushtet që mbizotërojnë atje rrezikojnë shëndetin dhe shkelin të drejtat e pacientëve e të burgosurve. Ai ka bërë thirrje për hapa konkrete për trajtimin human të sëmurëve rëndë dhe të infektuarve me HIV.

Kushtet në të cilat jetojnë të dënuarit në spitalin e burgut të Koridhalosë janë të ngjashme me shumë nga burgjet greke. Gjykata Evropiane e të Drejtave të njeriut e ka dënuar Greqinë për shkelje të Konventës “Për ndalimin e trajtimit çnjerëzor dhe degradues”, duke patur parasysh edhe situatën në burgjet e tjera greke.

Nga ana e tij, Këshilli i Evropës bën thirrje për përmirësim të menjëhershëm të kushteve të paraburgimit të të burgosurve në këtë spital.

Në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos, në Greqi, vuajnë dënimin edhe shumë të dënuar shqiptarë.

burg-koridhalos-greqi2

Loading...
More in Kryesore, Rajoni
Pranga “Ben Qimes” për llogari të drejtësisë italiane

Close