LAJMI I FUNDIT
Home . Politike . Replika për marrëveshjen me FMN, Halimi: Mos na limitoni kohën. Bregu: Thuajini sa do i kushtojë shqiptarëve

Replika për marrëveshjen me FMN, Halimi: Mos na limitoni kohën. Bregu: Thuajini sa do i kushtojë shqiptarëve

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare pritet të ratifikojë marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të mbështetur qeverinë shqiptare në shumën prej 330.9 milionë euro.

Që në nisje të tij, opozita shprehu rezervat e saj për këtë marrëveshje, ndërsa më pas u larguan nga salla. Deputeti Eduard Halimi, tha se do ktheheshin në sale kur të diskutohej kjo marrëveshje. Opozita pas largimit disa minuta nga salla në shenjë proteste rikthehet për të vijuar debatin në sallën e parlamentit.

BREGU: TREGONI SA DO IU KUSHTOJË SHQIPTARËVE KJO MARRËVESHJE
“Sot ne miratojmë një marrëveshje, një borxh një hua, me 330 milionë euro tia kthejë me përqidnje të caktuar këtë borxh FMN. E keni miratuar pa u konsultuar. A kemi, a nuk kemi të drejtë ne ta ratifikojmë sot apo jo. Lerini fjalët e mos bëni lojëra fjalësh dhe marrëshjet bëhen në Kuvend. Pra është e kotë që bëni lojë fjalësh, ju sugjeroj z kryetar i seancës, sa kohë që iu lanë në krye të atij podiumi ju lanë të bëheni qesharak, më falni që e përdoro këtë shprehje, qesharak për të thënë është ratifikim apo jo, është miratim apo nuk është miratim. Po fshihni transparencën me qytetarët. Ndaj lerini fjalët, dilni për zot angazhimeve që po bëni dhe sa do iu kushtojë qytetarëve kjo marrëveshje”.

POLLO: PO SHKELET KUSHTETUTA
“Po shkelni Kushtetutën qoftë me minutazhin që i jepni opozitës, qoftë me marrëvshjen që keni bërë”.

MEDIU: DUAM 20 MINUTA SECILI DEBAT
“Duam 20 minuta të diskutojmë cdo lloj shkelje është jo tendencë për të dëgjuar zërin e opozitës ndaj ju kërkoj të zbatohet rregullorja e Shqipërisë, Kushtetuta”.

RINIS SEANCA, HALIMI: MOS NA LIMITOHET KOHA PËR TË FOLUR
Rinis seanca parlamentare ku Eduart Halimi ka kërkuar që opozitës ti jepet koha për diskutim.
“Z kryetar, mos na limito kohë, kërkohet respektimi i rregullores i kushtetutës. Do flasim gjatë dhe mos u shqetësoni sepse bëhet fjalë për një marrëveshje”.

HALIMI BLLOKON PODIUMIN E KUVENDIT, S’LË CANIN TË FLASË, KËRKOHEN 10 MINUTA PUSHIM
Debat mes Deputetit të Partisë Demokratike Eduard Halimi dhe nënkryetarit të Kuvendit Dule. Halimi ka kërkuar të vijojë të flasë në podiumin e Kuvendit dhe nuk ka pranuar të lejojë ministrin Cani të marrë fjalën. Kjo ka krijuar tension në sallë çka ka bërë që nënkryetari Dule të kërkojë 10 minuta pushin deri sa situata të qetësohet.

“Largohuni nga podiumi i Kuvendit. Podiumi jepet nuk zaptohet. Hiqni dorë nga politika e zaptimit. Kërkoni artificialisht të tensiononi zhvillimin e seancës.”- u shpreh Dule.

HALIMI BLLOKON PODIUMIN E KUVENDIT, S’LË CANIN TË FLASË, KËRKOHEN 10 MINUTA PUSHIM
Debat mes Deputetit të Partisë Demokratike Eduard Halimi dhe nënkryetarit të Kuvendit Dule. Halimi ka kërkuar të vijojë të flasë në podiumin e Kuvendit dhe nuk ka pranuar të lejojë ministrin Cani të marrë fjalën. Kjo ka krijuar tension në sallë çka ka bërë që nënkryetari Dule të kërkojë 10 minuta pushin deri sa situata të qetësohet.

“Largohuni nga podiumi i Kuvendit. Podiumi jepet nuk zaptohet. Hiqni dorë nga politika e zaptimit. Kërkoni artificialisht të tensiononi zhvillimin e seancës.”- u shpreh Dule.

REPLIKA BALLA-TOPALLI-DULE
Balla: Nuk ndajnë dot termin nga miratim në ratifikim. Ne nuk ratifikojmë marrëveshjen dhe miratimi i një ligji.
Nuk ka të drejtë që ish kryetarja e Parlamentit ti thotë spikerit të parlamentit me fjalën ‘injorant’, të të vijë turp moj zonjë që ke qenë dhe kryetare parlamenti. Duhet ndëshkuar!

Topalli: Nuk u kthej fjalën atyre që marrin fjalën për të sharë e për të fyer. Unë e marr fjalën mbi një eksperiencë timen mbi të cilën është bazuar në rregullore. Të respektojë ato që janë miratuar nga populli dhe nga Kuvendi në këto 23 vite dhe për këtë kemi të bëjmë në një marrëveshje
Të veprojmë sic ka ndodhur në 23 vite në parlament. Nuk dua tju këshilloj as tju sugjeroj si kryesues i Kuvendit lexoni ksuhtetutën dhe rregulloren nqs gjeni një nen apo një pikë, unë ju kërkoj ndjesë, por më gjeni një referencë kushtetuese apo ligjore. Ky është rregulli. Kjo është kushtetuta dhe ju keni për detyrë ta zbatoni.

Dule: Sigurisht kemi konflikt interesi për të thënë se kur është drejtuar më mirë parlamenti në legjislacionin e kaluar apo tani. Nqs doni ta dini si ka funksionuar më parë, lexo raportin e ndërkombëtareve ku ta kanë sqaruar.

SHEFEREDIN SHEHU: NUK U KONSULTUAT ME ASKËND, E BËTË FSHEHUR
Në replikë me të deputeti demokrat, Sherefedin Shehu, deklaroi se marrëveshja me FMN është nënshkruar në mungesë transparence, pa u konsultuar me askënd, as me grupe interesi dhe as me institucionet. Ai theksoi se marrëveshja e përgatitur në fshehtësi bie në kurriz të qytetarëve, duke shtuar taksat dhe detyrimet. Deputeti demokrat bëri me dije se nëpërmjet kësaj marrëveshje rritet çmimi i energjisë. Po ashtu, sipas tij nëpërmjet marrëveshjes bëhet izolim fiskal i qytetarëve, pasi do të ketë taksa edhe për udhëtimet e tyre, si dhe bllokohet rritja e pagave dhe pensioneve, duke cilësuar si gjënë më të keqe të saj rritjen e moshës së pensioneve. Ndër të tjera Shehu bëri me dije se synimi i marrëveshjes ishte shlyerja e borxheve, por deklaroi se nëpërmjet saj borxhet gangrenizohen.

ANGJELI: MARRËVESHJA RËNDËSI PËR EKONOMINË
Gjatë diskutimit në Kuvend lidhur me miratimin e huasë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, deputeti socialist Anastas Angjeli deklaroi se miratimi i kësaj marrëveshje ka rëndësi të madhe për ekonominë. Duke theksuar se marrëveshja është bërë në transparencë të plotë, ai shtoi se nëpërmjet saj ofrohet garanci për zhvillimin ekonomik dhe rimëkëmbjen.

TAHIRI: DO SHMANGIM KORRUPSIONIN, KAMERA NË RROBAT E POLICËVE
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri bëri të ditur sot se po ndiqen praktika me standarte ndërkombëtare për përmirësimin e cilësisë së punës në polici dhe shmangien e korrupsionit. Si një të tillë, Tahiri përmendi kamera në trupin e cdo polici.
“Do të vendosim kamera në trupin e punonjësve të policisë, si një praktikë standarte për të shmangur korrupsionin”, u shpreh Tahiri duke marrë fjalën e tij në Kuvend gjatë diskutimit të projektligjit për kujdesin shëndetësor të punonjësve të Policisë së Shtetit. me teper lexo …. Tahiri: Do shmangim korrupsionin, kamera në rrobat e policëve

HALIMI: OPOZITA LARGOHET NGA KUVENDI, DO KTHEHEMI KUR TE DISKUTONI PER FMN
Ora 11:30-“Në asnjë rast të vetëm asnjë drejtuesi nuk ju ndërpre mandati për 8 vjet. Të gjithë kanë qëndruar deri sa u ka mbaruar mandati. Për ndërprerjen e mandateve duheshin 71 vota dhe ne i kishim por nuk u bën kurrë. Dhe në 2008 ndryshuam kushtetutën për ta bërë prokurorin e përgjithshëm me mandat.

Institucionet e pavarura nuk janë krijuar për të kontrolluar opozitën por qeverinë. Institucionet e pavarura janë gardian i kushtetutës, ligjit dhe pasurisë së qytetarit. Janë roja i vreshtit. Por kur rojën e vreshtit e merr kryeministri dhe e fut në xhep atëherë vendin e merr lumi. Kur zaptohet institucioni atëherë vendi kthehet në oligarki.

E gjitha kjo ndodh në parlament. Kthimi i kushtetueshmërisë në parlament dhe institucionet e vendit është domosdoshmëri. Ne kërkuam transparencë dhe shqyrtim të shpejtë në parlament të marrëveshjes me FMN.

Do qëndrojmë në parlament për të kërkuar transparencë për këtë marrëveshje. Qëndrimi ynë mbetet i qartë për shkeljen e kushtetutës dhe ligjit do rikthehemi kur të diskutohet pika katër ajo e marrëveshjes me FMN.”

Më pas deputetët e PD-së Iijanë bashkuar protestës së të shkarkuarve nga puna, e cila po zhvillohet për here të katërt para Kuvendit.

AXHENDA E KUVENDIT
Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare pritet të ratifikojë marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të mbështetur qeverinë shqiptare në shumën prej 330.9 milionë euro.
Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon gjithashtu dhe shqyrtimin e projektligjit “Për kujdesin shëndetësor të veçantë të punonjësve të strukturave speciale operacionale të Policisë së Shtetit”, si dhe një shtese në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Axhenda e seancës së sotme parashikon dhe miratimin e dy marrëveshjeve: asaj mes qeverisë shqiptare dhe Mbretërisë së Belgjikës “për mbrojtjen shoqërore”, si dhe ratifikimin e marrëveshjes së huasë mes palës shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për financimin e projektit të investimit në sektorin e ujit”.

Loading...
More in Politike
Moore-Meta: Politika të bashkëpunojnë për integrimin

Close