Home . Aktualitet . Kuvendi vihet në lëvizje për falimentimin e Veneto Banka, ultimatum BSH, Konkurrencës dhe ministrive të japin sqarime për skandalin

Kuvendi vihet në lëvizje për falimentimin e Veneto Banka, ultimatum BSH, Konkurrencës dhe ministrive të japin sqarime për skandalin

Institucionet në vend kanë nisur të vihen në lëvizje për skandalin me Veneto Banka. Fillimisht ishte Ministria e Drejtësisë që kërkoi informacion nga disa institucione, ndërsa së fundmi në lëvizje është vënë dhe Kuvendi i Shqipërisë. Janë me qindra qytetarë që kanë qenë klientë tëVeneto Banka dhe kanë mbetur në mëshirë të fatit, pasi askush nuk i informon. Banka e Shqipërisë nuk jep dokumente dhe të dhëna, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se nuk është objekt i punës së saj. Por së fundmi është vënë në lëvizje Parlamenti.

Përmes një shkrese, kreu Gramoz Ruçi kërkon sqarime nga Autoriteti i Konkurrencës, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë. “Kuvendi‌ ‌i‌ ‌Shqipërisë‌ ‌është‌ ‌njohur‌ ‌me‌ ‌shkresën‌ ‌e‌ ‌zotit‌…,‌ ‌i‌ ‌cili‌ ‌paraqet‌ ‌pretendimin‌ ‌mbi‌ ‌grabitjen‌ ‌e‌ ‌pronës‌ ‌së‌ ‌tij‌ ‌të‌ ‌vendosur‌ ‌si‌ ‌kolateral‌ ‌(garanci),‌ ‌pranë‌ ‌bankës‌ ‌së‌ ‌falimentuar‌ ‌nga‌ ‌Qeveria‌ ‌Italiane”,‌ ‌“Veneto‌ ‌Banka”,‌ ‌sh.a,‌ ‌nga‌ ‌shoqëria‌ ‌italiane‌ ‌e‌ ‌mbledhjeve‌ ‌të‌ ‌borxheve‌ ‌”SGA”,‌ ‌spa,‌ ‌e‌ ‌përfaqësuar‌ ‌në‌ ‌Shqipëri‌ ‌me‌ ‌prokurë‌ ‌nga‌ ‌“Tranzit”.‌ Sa‌ ‌më‌ ‌lart,‌ ‌lutemi‌ ‌nga‌ ‌ana‌ ‌e‌ ‌institucionit‌ ‌tuaj‌ ‌të‌ ‌shqyrtohet‌ ‌rasti‌ ‌dhe‌ ‌në‌ ‌përfundim‌ të‌ ‌veprimeve,‌ ‌të‌ ‌informohemi‌ ‌dhe‌ ‌njëkohësisht‌ ‌të‌ ‌sqarohet‌ ‌zoti‌…‌”, thuhet në shkresë. Mbete të shihet se cila do jetë përgjigja e institucioneve. Deri më tani të gjithë kanë larë duart dhe askush nuk mban përgjegjësi në këtë mes. Sigurisht që Sejko është përgjegjësi kryesor, pasi Banka e Shqipërisë është ajo që monitoron tregun bankar.

Përgjegjësia e BSH

Pasi u bë falimenti i “Veneto Banka”, “Intesa San Paolo Bank” mori kreditë e mira dhe asetet e “Veneto Banka”, ndërsa përmes një akti noterial, kreditë e këqija i kaluan kompanisë italiane me qendër në Napoli, “SGA”. Kjo e fundit, duke qenë se nuk ka degë në vendin tonë, kontraktoi kompaninë shqiptare “Tranzit”, e cila shërben si ndërmjetësues për të shkuar te kredimarrësi. Por kush është kjo kompani? Gazeta e deklaroi pak kohë më parë se “Tranzit” është një kompani me aksione në parajsa fiskale. Ajo është e regjistruar në ishujt Kajman dhe është deklaruar si kompani offshore. Por i dyshimtë është qëndrimi i Bankës së Shqipërisë në këtë rast. Në një prej marrëveshjeve që janë firmosur me akte noteriale, SGA deklaron se ka marrë mbështetjen e Bankë së Shqipërisë për kontraktimin e “Tranzit”. Ndërkohë gazeta po tregon veprimet e BSH që bien ndesh me njëra-tjetrën. “Tranzit” është pjesë e së njëjtës kompani ku bën pjesë dhe “ABI Bank”. Kohë më parë opozita lëshoi akuza të shumta, pasi kemi kompani që janë në parajsa fiskale. Por BSH doli në mbështetje të tyre pak muaj më parë. “Miratimi i blerjes nga shoqëria “Tranzit shpk”, të bankës Credit Agricole, në Shqipëri, e më pas licencimi nga Banka e Shqipërisë për ABI Bank, është kryer “në bazë dhe në përputhje me dispozitat ligjore dhe nënligjore në fuqi” dhe se ajo ka vlerësuar integritetin dhe reputacionin e aksionerëve të rinj si edhe të aksionarëve të tërthortë të Bankës Amerikane te Investimeve, bazuar në të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në bazë të ligjeve në fuqi: vërtetimin e autoritetit të tatim-taksave, për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga shoqëria Tranzit sh.p.k.; vërtetimet e regjistruesit të shoqërive në ishujt Kajman, për dy aksionarët e tërthortë, New Century Holdings XI, L.P. dhe NCH Balkan Fund, L.P., ku vërtetohej që dy shoqëritë janë të përjashtuara nga taksat, etj”, njoftonte BSH në shkurt të këtij viti. Kliti Topalli

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Paralajmërimet e Ramës: Ja ndryshimet që pritet të ndodhin në ligjin e vetingut për të ndëshkuar gjyqtarët e prokurorët, kush ngel shkon për ndjekje penale

Close