LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . “Ky është rasti i parë historik”, Spartak Ngjela bën parashikimin e frikshëm për presidentin Meta pas raportit të Komisionit të Venecias

“Ky është rasti i parë historik”, Spartak Ngjela bën parashikimin e frikshëm për presidentin Meta pas raportit të Komisionit të Venecias

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar pas raportit të Komisionit të Venecias në të cilin thuhej se ka shkelje nga ana e presidnetit për datën e zgjedhjeve. Ai shkruan se Shqipëria hyri sot në pragun e një epoke të re, atë të ndëshkimit të figurave politike.

Postimi:

Sot Shqipëria hyri në pragun e një epoke të re.

Komisioni i Venecias dërgoi dje vendimin paraprak me gjykimin e shkeljes së kushtetutës nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Shqiptarët panë në këtë rast se historia e tyre po hyn në rrjedhën e ligjit dhe të ndëshkimit të figurave politike.

Është shkarkimi i Presidentit të Republikës. Rasti i parë në historinë e Shqipërisë. Por mund të vijë edhe dënimi penal i këtij Presidenti nga Gjykata Kushtetuese.

Duhet të theksohet se, për shqiptarët, në 100 vjet, ky është rasti i parë historik i penalizimit të një presidenti në detyrë, i cili pati cilësim dhe analizë juridike nga një institucion juridik prestigjoz ndërkombëtar.

Pikërisht për këtë fakt, na duhet të pranojmë se, në këto çaste historike, vetë historia e shtetit shqiptar hyri në pragun e një epoke të re: në kohën e ndëshkimit të keqbërësve të shtetit shqiptar dhe të vetë shqiptarëve.

Ky prag do të quhet: kalimi, nga ndëshkimi i Gjykatës së re Kushtetuese kundër Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në hetimin dhe në akuzat që do të fillojnë të ngrihen kundër korrupsionit të lartë politik dhe të krimit të organizuar në Shqipëri.
Sot duhet të themi që çlirimi i shqiptarëve ka filluar si proces që do të vijojë.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
“Lehs pa kolibe” Manjani sulmon mediat si “ithtari i Syrit të Pekut” dhe këshillon Metën se çfarë duhet të bëjë

Close