LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . Ky zakon i përditshëm po ju rrit rrezikun e sëmundjes së diabeti

Ky zakon i përditshëm po ju rrit rrezikun e sëmundjes së diabeti

Nëse këshillat për të shkuar në shtrat para mesnatës nuk ju bindin, atëherë duhet të merrni në konsideratë përfundimet e nxjerra nga një studim i ri, i cili sugjeron se problemet me gjumit rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit tip 2.

Studime të shumta i kanë lidhur problemet e gjumit, si pagjumësia, “apnea e gjumit” që dikur njihej si “sëmundja e gërhitjes së fortë” (është një sëmundje që përfshin rrugët e frymëmarrjes), madje edhe puna gjatë turnit të tretë rrisin rrezikun për zhvilli të diabetit. Tani një studim i ri sugjeron se edhe fjetja vonë gjatë natës apo nëse ju zë gjumi me vështirësi, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit me 45%.

Pasi merren në konsideratë edhe shqetësime të tjera që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit, si hipertensioni apo pesha e madhe trupore, gratë që kanë këtë problem me gjumin janë 22% të rrezikuara të preken nga diabeti, shpjegon Frank B. Hu, profesor i epidemiologjisë tek Shëndeti Publik i Shkollës T.H. Chan të Harvardit dhe bashkautor i studimit. Hu dhe kolegët e tij arritën të analizonin përgjigjet e më shumë se 133 mijë femrave në lidhje me gjumin.

Loading...
More in Shendeti
Merrni shembull nga italianët! Ja hilja për të humbur peshë

Close