Home . Aktualitet . La Repubblica/ Shqipëria, Rama kërkon Europën: BE mund të garantojë paqe dhe prosperitet

La Repubblica/ Shqipëria, Rama kërkon Europën: BE mund të garantojë paqe dhe prosperitet

Lideri socialist Edi Rama, i rizgjedhur para pak kohësh, u takua në Romë me Paolo Gentilonin: “Me cilëndo qeveri italiane, simbioza është e thellë: Ndihmojmë njëri-tjetrin”

 ROMË – “Shqipëria, shqiptarët mbeten vendi dhe populli më europianist në Europë. Dhe jo vetëm sepse duan të bëhen tërësisht pjesë e një blloku politik dhe ekonomik që e ndjejmë si shtëpinë tonë dhe që do të ndihmojë zhvillimin tonë, stabilitetin tonë. Por sepse Ballkani mbetet një rajon ku kujtimi i luftërave është ende i gjallë. Historia mund të përsëritet dhe lindja dhe suksesi i BE-së i detyrohen këtij fakti: Ajo i garantoi popujve europianë paqe dhe mirëqenie, siç nuk kishte ndodhur kurrë në të kaluarën”. 

Edi Rama, lideri socialist shqiptar, ka pak që është rizgjedhur si kryeministër i vendit të tij. Dje, ai kreu vizitën e parë në Europë pas rizgjedhjes, në Romë, për t’u takuar me Paolo Gentilonin. “Me çdo qeveri italiane, nga Prodi tek Berlusconi dhe Matteo Tenzi, prej vitesh tashmë, simbioza me Italinë është e thellë. Kam ambicien të them se ndihmojmë njëri-tjetrin”. 

Zoti kryeministër, ju e përsërisni gjithmonë se “Shqipëria është vendi më europianist në Europë”, objektivi për të hyrë në BE mbetet themelor për ju. Por mendoni se BE-ja, e hutuar dhe e pasigurt gjatë këtyre viteve të fundit, do ta gjejë ndonjëherë forcën që të zgjerohet duke pranuar edhe Shqipërinë?

“Të gjitha sondazhet vazhdojnë të konfirmojnë se populli shqiptar është më europianisti mes popujve europianë. Ne shqiptarët i kemi ende të freskëta kujtimet e luftërave, luftërave të Ballkanit që kanë përfunduar para pak vitesh. E kemi ende të gjallë kujtimin e regjimit komunist. E kuptojmë deri në fund vlerën e BE-së, një aleancë e lindur për të sjellë paqe mes vendeve që kanë luftuar me shekuj mes njëri-tjetrit, një aleancë që ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, edhe pse sot strukturat e saj duhet të modernizohen.

Por të vësh në diskutim mënyrën sesi funksionon BE-ja, është e dobishme; të vësh në diskutim objektivat e saj strategjikë do të thotë të mos njohësh historinë, të dish se asgjë nuk është një herë e përgjithmonë. Besoj se BE-ja do të dijë të bëjë dallimin mes krizave që kanë të bëjnë me rritjen e saj dhe braktisjes së idealeve dhe parimeve të saj strategjike. Projekti i BE-së është absolutisht i vlefshëm si horizont paqeje për të gjithë ne”.

Pse Ballkani vazhdon të jetë në objektivin e Rusisë, Turqisë, fuqive autokratike që duket se luajnë këtu një pjesë të rivaliteteve të tyre gjeopolitike?

“Ka një dallim të rëndësishëm, në perceptimin tonë, mes Turqisë dhe Rusisë. Ne shqiptarët e shohim Turqinë si një shtet të rajonit, që po përpiqet të luajë rolin e tij, pa u munduar t’u imponojë asgjë vendeve të Ballkanit. Është një vend i lidhur me perspektivën euroatlantike. Rusia ka lidhje me Serbinë, me botën sllave, por e përdor këtë lidhje sikur të ishte një gur shahu në fushën e interesave të saj gjeostrategjikë; luan në Ballkan për të garantuar diçka tjetër, në nivel global, në marrëdhëniet me Europën dhe Shtetet e Bashkuara”.

Moska luajti rol në përpjekjen për të eliminuar Kryeministrin e Malit të Zi, disa muaj më parë. Mendoni se Rusia është kaq e fiksuar nga roli i saj në rajon, sa të arrijë të bëjë lëvizje të tilla?

“Nuk do e fusja sjelljen e tyre në fushën e “fiksimeve”. Është siç thashë, manovra që do të sabotonte hyrjen e Malit të Zi në NATO ishte pjesë e kësaj loje gjeostrategjike që përpiqet t’i ndryshojë rrjedhën vendeve tona. Ne nuk e duam këtë. Për Moskën ishte e rëndësishme të thyente unitetin e vendeve të Ballkanit që në bregdetin Adriatik janë tashmë të gjithë anëtarë të NATO-s”.

Nuk mendoni se SHBA-ja po heq dorë nga një rol i fortë në rajon?

“Roli i saj është thelbësor. Pas 40 vitesh komunizmi totalitar shqiptar dhe fiksimi  anti-imperialist e anti-amerikan, populli shqiptar zhvilloi një aspiratë të thellë për vlerat liberale amerikane dhe europiane dhe roli i ekuilibrit të Shteteve të Bashkuara në zonën tonë është i domosdoshëm”.

Ju e keni thënë disa herë se pas luftërave ballkanike në vitet ’90-të, vendet e rajonit po shndërrohen nga “armiq në fqinj”. Ç’do të thotë kjo? Çfarë marrëdhënie keni me Serbinë?

“Katër vite më parë, unë vizitova Beogradin si kryeministri i parë shqiptar që prej 1946-ës; Presidenti Vucic ishte i pari që vizitoi Shqipërinë pas 60 vitesh. Po ngremë në këmbë një plan ambicioz për të hequr tarifat doganore, lehtësuar tregtinë dhe hap pas hapi, kjo do të na ndihmojë të tejkalojmë dallimet mes nesh, të zgjidhim çështjet tona. Kosova është një pikë e mosmarrëveshjes, por arrijmë ta menaxhojmë. Mund të bashkëpunojmë”.

Meqë u përmend Kosova: çfarë mendoni për ndarjen e Katalonjës?

“Nuk më pëlqen kur dikush nga jashtë flet për punët e një vendi tjetër. Por sigurisht preferoj proceset politike që bashkojnë, që afrojnë”.

Shumë flasin për Lazaratin, fshatin ku kultivohej marjuana: ekzistojnë akoma këto oaze të krimit në Shqipëri?

“Me ndihmën e qeverisë italiane, të Guardia di Finanza, kemi kontrolluar javë pas jave situatën në Lazarat dhe në zonat ku organizatat kriminale vepronin. Po presim raportin e fundit të Guardia di Finanza, por po ju them se këto fusha të paligjshmërisë totale janë shkatërruar”. 

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Julian Deda bën zbulimin, kush fshihet pas Lolitës…? (Foto)

Close