Home . Aktualitet . Lajm i Mirë/ Ekonomia shqiptare po avancon para, sektori i ndërtimeve vazhdon të levizë

Lajm i Mirë/ Ekonomia shqiptare po avancon para, sektori i ndërtimeve vazhdon të levizë

Çmimet e apartamenteve në Tiranë u rritën me 4.6 për qind për vitin 2016. Rritja e indeksit të çmimeve të apartamenteve konfirmohet në raportin tremujor të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, raporton “Panorama”.

Sipas Bankës së Shqipërisë, pasi ndaloi rritjen në tremujorin e tretë të vitit 2016, indeksi i çmimit të banesave u rrit me 4 për qind në tremujorin e katërt. Gjatë vitit 2016, indeksi i çmimeve u rrit me 4.6 për qind në terma mesatarë vjetorë.

Indeksi i qirasë së banesave ka regjistruar gjithashtu rritje me 3.3 për qind në tremujorin e katërt. Në terma mesatarë, gjatë vitit 2016, indeksi i qirasë shënoi rënie me 4.4 për qind.

Sipas analizës së kryer nga Banka e Shqipërisë në Tiranë, raporti i indeksit të çmimit ndaj qirasë së banesave u zhvendos lehtë në një nivel më të lartë gjatë vitit 2016, duke reflektuar ecurinë në kahe të kundërta të çmimeve dhe qirasë së banesave. Shkak i rritjes së çmimeve të apartamenteve, sipas Bankës së Shqipërisë, është forcimi i ekonomisë dhe rritja e të ardhurave të qytetarëve.

Për sa u përket zhvillimeve ekonomike dhe financiare, Banka e Shqipërisë gjykon se ato do të mbeten në një trajektore pozitive.

“Rritja më e shpejtë e ekonomisë dhe kërkesës agregade ka obsorbuar një pjesë të kapaciteteve të lira në ekonomi, duke sjellë rritjen e normës së shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese dhe rritjen e punësimit. Shfrytëzimi më i madh i kapaciteteve prodhuese ka kontribuar në rritjen e presioneve të brendshme inflacioniste dhe të inflacionit bazë. Këto tendenca pritet të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti. Inflacioni parashikohet të shënojë vlerën mesatare prej 2.3 për qind në 2017”, thuhet në raportin e politikës monetare.

Për sa i përket kredisë, kushtet e kreditimit janë lehtësuar për qytetarët dhe biznesin e vogël e të mesëm, ndërsa janë shtrënguar për biznesin e madh.

 

Mos humbisni:
U bënë 3 vjet që u ndamë!

Close