Home . Kryesore . Lajm shpresëdhënës: Në kancelaritë e Berlinit po diskutohet për një integrim “blic” të Ballkanit në BE, vjeshtën e këtij viti

Lajm shpresëdhënës: Në kancelaritë e Berlinit po diskutohet për një integrim “blic” të Ballkanit në BE, vjeshtën e këtij viti

Burime pranë Bundestagu-t të Gjermanisë bëjnë me dije se në kancelaritë e Berlinit është shtruar për diskutim mundësia e integrimit “blitz” dhe “on block” të Ballkanit Përëndimorë në vjeshtën e këtij viti. Kancelarja Gjermane Angela Merkel është mbështetsja më e madhe e kësaj ideje dhe është njëkohësisht edhe referentja mbrojtëse e këtij opsioni.

Burimet flasin për një integrim me të drejta të “cunguara” të rajonit në BE. Diskutimet janë përqendruar pikërisht në nivelin e “konseguencave” dhe sanksionimit të këtyre të drejtave. Po këto burime, pohojnë se Angela Merkel është kundër sanksioneve të mëdha dhe po kërkon të drejta sa më të barabarta për anëtarët e Ballkanit Perëndimor.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor ka kohë që po diskutohet si një opsion që do ti sherbejë Europës në konsolidimin e stabilitetit të saj. Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe, Gjermania është në avangardë të këtij qëndrimi. Kjo do të përbënte në vetvete edhe shmangien e konfliktit në Ballkan, i cili është kthyer sërish në epiqendrën e përplasjes së interesave të fuqive të mëdha ekonomike por edhe ushtarake.

Gjermanisë nuk do ti interesonte kurrë një konflikt në Ballkan gjë që do të prishte drejtëpërdrejtë edhe stabilitetin e Europës. Nga ana tjetër një Ballkan jashtë Europës do të përbënte rrezik eminent edhe për depërtimin e refugjatëve nga Siria në kushtet kur Erdogani do të mund të hapë kufinjtë.

Mbetet të presim se si do të vazhdojnë bisedimet në zyrat europiane rreth kësaj teme mjaft të nxehtë dhe të debatueshme të zgjerimit që për hir të së vërtetës varet shumë edhe nga fati i zgjedhjeve të shtatorit në Gjermani./Pamfleti.com

Mos humbisni:
Koha që Edi Rama të flasë

Close