LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Lajme fantastike për Michael Schumacher, miku i tij Jean Todt tregon për gjendjen shëndetësore të ish pilotit legjendar

Lajme fantastike për Michael Schumacher, miku i tij Jean Todt tregon për gjendjen shëndetësore të ish pilotit legjendar

Edhe pse kanë kaluar gati 6 vite nga aksidenti i tmerrshëm i Majkëll Shumakerit, shumë pak njerëz kanë informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Së fundmi, ish-sheffi tij te Ferrari, Jean Todt, i cili është edhe një nga miqtë më të ngushtë të Shumakerit ka lëshuar një deklaratë inkurajuese për gjithë fansat e tij.

Todt është shprehur se Shumaker i shijon garat e Formula 1 nga televizori, duke lënë të nënkuptohet seështë i ndërgjegjshëm.

Todt u shpreh:

Jam gjithnjë i kujdesshëm me deklaratat, por është e vërtetë. E pashë garën së bashku me Shumaker në shtëpinë e tij në Zvicër.

Shumaker është në duart më të sigurta, ndërsa ka një përkujdesje të veçantë në shtëpinë e tij. Ai nuk dorëzohet dhe vazhdon të luftojë.

Familja e tij po lufton me sa mundet dhe sigurisht miqësia jonë nuk mund të jetë si më parë. Sepse nuk ka komunikim si më parë. Ai vazhdon të luftojë”.

Kujtojmë që rekordmeni i Formula 1, Majkëll Shumaker pësoi një aksident me ski në vitin 2013 dhe prej atij momenti nuk është parë asnjëherë.

Shumaker ndenji për shumë kohë në koma, ndërsa tashmë po vazhdon rikuperimin në shtëpi, edhe pse sërish do të jetë e vështirë që gjermani të kthehet në gjendjen e mëparshme

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore, Sport
Nuk përmbahet Berisha, sulmon ashpër ambasadorin e BE-së: Soreca qenka prekur nga sëmundja e keqe…

Close