LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Lajmi i mirë, rriten të ardhurat në buxhet me 26 miliardë Lekë

Lajmi i mirë, rriten të ardhurat në buxhet me 26 miliardë Lekë

Do të jenë 26 miliardë lekë më shumë, rreth 200 milionë euro, të ardhurat që do të mblidhen në buxhetin e vitit 2018.

Ky është parashikimi i qeverisë shqiptare, i mbështetur në të dhënat zyrtare të bëra publike për herë të parë nga Kryeministri Rama, këtë të enjte, gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Këto të ardhura më shumë pritet të sigurohen nga rritja e përshpejtuar ekonomike dhe operacioni i ri anti-informalitet që ka nisur.

Këto para do të lejojnë shtetin që të mbështesë politikat e tij për rritjen e pagave në adminsitratën publike, për rritjen e mëtejshme të pensioneve dhe për rritjen e investimeve publike në vend.

Gjithashtu, këto të ardhura do të lejojnë qeverinë që të vazhdojë politikën e konsolidimit të financave kombëtare, përmes reduktimit të borxhit nën nivelin e rrezikshëm prej 60%, deri në fund të mandatit. Aktualisht, borxhi kombëtar është rreth 70%.

Këto të dhëna u bënë publike gjatë një takimi të Kryeministrit Rama me përfaqësues të biznesit, me të cilët debatoi rreth ndryshimeve të parashikuara në paketën fiskale të vitit të ardhshëm.

Loading...
Mos e Humbisni
Të shkretët “gazet-ar” që sot nuk ju eci por i’u ngeci…

Close