LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Lajmi i rremë për tërmetin/ Erion Braçe jep paralajmërimin e fortë për autorët: Do të përballen me fuqinë e ligjit 8 ballë

Lajmi i rremë për tërmetin/ Erion Braçe jep paralajmërimin e fortë për autorët: Do të përballen me fuqinë e ligjit 8 ballë

Zëvendës-kryeministri Erion Braçe deklaroi se autorët të cilët krijuar lajmin e rremë se një tërmet do të binte në orën 23:30, do të përplasen me fuqinë e ligjit 8 ballë. Në një konferencë për shtyp, Braçe u shpreh se shteti është në funksion të plotë pas tërmetit të së shtunës, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur.

“Kemi zgjedhur që punën ta bëjmë drejtpërdrejtë nga terreni. Nuk e bëjmë për t’i treguar njerëzve se çfarë bëjmë ne, por për t’i treguar të tjerë njerëzve se çfarë duhet të bëjnë para se të dalin në televizor. Ju konfirmoj se e gjithë infrastruktura rrugore është e sigurt. E gjithë infrastruktura e ujësjellësve është e aksesueshme dhe e sigurt. E gjithë infrastruktura energjetike është e aksesueshme dhe e sigurt. E gjithë infrastruktura shëndetësore është e aksesueshme dhe në funksion të plotë. E gjithë infrastruktura arsimore është e aksesueshme. Shteti është funksional dhe po shërben me të gjithë fuqinë e tij. Nuk ka asnjë element të kaosit, neglizhencës apo të moskryerjes së detyrës.

Kryeministri po udhëheq të gjithë menaxhim e kësaj situate. Ministrja e Mbrojtjes, një supergrua, ka 48 orë në krye të menaxhimit të emergjencave civile dhe çdo strukture tjetër të ngritur menjëherë në funksion të përballimit të kësaj emergjence, atje te njerëzit”, tha Braçe.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close