Home . Aktualitet . Blog . Largimi I Sokol Ballës si “lajm pozitiv”

Largimi I Sokol Ballës si “lajm pozitiv”

Nga Mero Baze

Sokol Balla nuk do të jetë më Drejtor I Lajmeve në Top Channel, duke I hapur rrugë një politike të re editoriale, në këtë televizion. Ndryshimi ka nisur me nervozizmin e dukshëm të këtij televizoni në raport me kryeministrin,  javët e fundit dhe duket se po institucionalizohet. Dhe kjo është rruga e duhur kur një pronar kërkon të ndryshoj diçka.

Por lajmi nuk është tek ndryshimi I pozicioni të Sokol Ballës. Është hera e dytë që ai largohet nga drejtor lajmesh në atë televizion. Hera e parë ka qenë në vitin 2009, pas zgjedhjeve,  kur presioni I qeverisë Berisha ndaj televizionit, kaloi në ekstrem, dhe u fokusuar mbi redaksinë e lajmeve dhe Fiks fare. Në atë kohë Balla u spostua nga lajmet për të krijuar një paqe në distancë me qeverinë.

Dhe nuk është se nuk ja arriti. Prej vitit 2009 e në vazhdim, gjuha e Top Channel-it ishte më e rrumbullakosur , më e kujdesëshme, por thlebi realist I lajmve nuk u prek. Natyrisht nuk përmendeshin më familjarët e kryeministrit apo afera të mëdha korruptive.

Pas vitit 2011, kur Fiks Fare transmetoi kasetën Meta Prifti, gjuha e Berishës u egërsua vetëm ndaj Fiks Fare, apo “Çakallit” të Fiksit, siç thoshte Berisha, duke bërë kudjes të ndante Top Channel nga kjo histori urrejtje. Kujdesi për të qenë luajal me qeverinë bëhej dhe në panelet e të ftuarve në Top Channel. Unë mund të haja drek dhe të pija kafe me Sokol Ballën apo Rudinën, por ata nuk më ftonin dot në mbrëmje në emisionet e tyre. Ishte një siklet që e kalonim me të qeshur si “halle pronarësh”, por në atë kohë, ishte një sinjal I keq për lirinë e shtypit.

Ishte sinjal I keq, se një gjigand I shtypit po detyrohej të ecte “mbi taka” përballë një kryeministri që jo vetëm I shpallte amriq gazetarët kritikë me të, por I linçonte deri në ekstrem, mundësisht duke u vënë në rrezik dhe jetën. Njësoj si Top Channelit, ai detyroi pronarët e Vizion Plus të shkarkonin Drejtorin e lajmeve dhe të mbyllnin emision “Faktor Plus” që zbuloi disa  nga aferat e familjes Berisha.

Kjo është historia e Sali Berishës, të vetmit president dhe kryeministër të këtij vendi, që është në listën e dhjetë armiqëve botëror të shtypit, krahas Sllobodan Milosheviçit, Fidel Kastros, Kim Jongut etj., hartuar nga Komiteti për Mbrojten e Gazetarëve në SHBA.

Largimi I dytë I Sokol Ballës nuk është I dhimbshëm për të. Ai po largohet nga drejtimi I lajemve të Top Channel, pasi pronarët  kanë një plan të ri për politikën editoriale dhe kërkon të jetë më kritikë me qeverinë aktuale. Është një epokë e re, ku kryeministrin nuk e ka frike shtypi, por kryeministri ka frik shtypin.

Në këtë prizëm është një erë e re për lirinë e shtypit, ndoshta e pazakontë si në asnjë vend tjetër, ku në shënjestër janë gazetarët që nuk janë shumë kritikë me qeverinë. Ky është standarti më I mire i lirisë që mund të ketë një shoqëri, nëse do ishte real, edhe pse Sokol Balla realisht nuk po hiqet për të përmiresuar lirinë e shtypit, por për të ridimensionuar raportet e pronarëve me kryeministrin. Është nevoja që kanë pronarët e shtypit shqiptar për t’ua ditur atyre “nderin apo qederin” për çfarë ndodh në një redaksi. Mbi të gjitha është triumfi I modelit të Sandrit, insporimi që pronarët kanë që të kenë fatin e atij, duke I lllogaritur gazetarët autoritarë si pengesë.

Prandaj mos u shqetësoni për fatin e Sokol Ballës. Ai është një nga gazetarët më të mirë të Shqipërisë, dhe në këtë vend ka aq shumë nevoj për gazetarë të mirë, sa mjafton të kesh fuqi të punosh.

Mos u shqetësoni as për lirinë e shtypit. Shtypi është aq I relaksuar kundër qeverisë, sa gara është kush të bëj më shumë sherr me qeverinë, me shpresë se pas kësaj mund të merren vesh. Shqetësohuni vetëm për faktin se të gjithë po I tërheq drejt vetes modeli I Klanit, po I inspiron suskesi I pronarit që I mban vet lidhjet me qeverinë. Dhe aty do ti mund.

Komento
Mos Humbisni:
SHBA/ Pesë gra akuzojnë për ngacmim seksual kandidatin për senator

Close