Home . Aktualitet . Largohet banori i parë i Big Brother. I riu lë spektaklin për tju bashkuar çadrës: Aty ka kushte më të mira

Largohet banori i parë i Big Brother. I riu lë spektaklin për tju bashkuar çadrës: Aty ka kushte më të mira

Të Shtunën në mbrëmje ka filluar transmetimin Big Brother reality-show më i ndjekur nga shqiptarët. Nisur nga kjo kreu i opozitës Lulzim Basha ka vijuar me akuzat e rradhës duke e cilësuar kryeministrin Rama si sponsorin kryesor të Big Brother.

“Rama e di se shqiptarët flenë dhe zgjohen me mendjen tek çadra prandaj ai solli Big Brotherin që ti shpërqendrojë ata nga qëllimi kryesor dhe sublim i protestës” u tha Basha banorëve të çadrës.
Sipas Bashës paratë që ka hedhur qeveria për organizimin e Big Brother do shkojnë dëm pasi shqiptarët e kanë ndarë mendjen për ta flakur Ramën nga pushteti duke ftuar banorët e BB të lënë ambjentin e shtëpisë e ti bashkohen Çadrës së Lirisë.

 Ndërkohë një nga banorët ka vendosur të braktisë spektaklin për tju bashkuar çadrës.

“Këtu nuk shtyhet fare. Nuk bëjmë dot asgjë, as qejf. Na limitojnë për çdo gjë madje na ndalojnë edhe seksin”- është  shprehur banori i cili ka njoftuar drejtuesit e Big Brother se do lërë spektaklin duke hequr dorë nga çmimi final.

“Më mirë një lojë domino, cigare e ca fara luledielli se sa ky ambjent mbytës vari leshin. Reality-show të vërtetë ofron Çadra e Lirisë, çadra më e famshme në Shqipëri” deklaroi banori, emri i të cilit nuk bëhet i ditur./

Mos humbisni:
SHBA e shqetësuar për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet në Shqipëri, kërkon verifikimin e “flirtit” të Berisha-Basha’s me ambasadorin Karpushin. Do mbahen nën vëzhgim

Close