LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Largohet nga PS kreu i komunës Kaçinar, Bardhi: Policia më dhunoi 10 orë djalin e mitur në komisariat

Largohet nga PS kreu i komunës Kaçinar, Bardhi: Policia më dhunoi 10 orë djalin e mitur në komisariat

Kreu i komunës Kaçinar në Mirditë, Petrit Bardhi, largohet nga Partia Socialiste dhe del i pavarur. Kryekomunari bëri të ditur se shkak për këtë vendim është dhuna e ushtruar nga Policia e Sarandës ndaj djalit të tij 13-vjeçar.

Zoti Bardhi pretendon se i biri është arrestuar padrejtësisht dhe është dhunuar për rreth 10 orë në komisariatin e Policisë së Sarandës.

Kreu i komunës Kaçinar i bën thirrje Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri që të marrë masa për Policinë e Sarandës.

“I bëj thirrje Tahirit të vërë dorë mbi Policinë e Sarandës. Atje ka kontrabandistë droge.”- shprehet Bardhi.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Halimi: Pallavra, fjalët se me bojkot bashkohet Lugina e Preshevës e Kosova

Close