LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Legalizimet, Rama: Situata tronditëse

Legalizimet, Rama: Situata tronditëse

Kryeministri Edi Rama është fokusuar dje te tema e legalizimeve edhe në faqen e tij në “Facebook”, i cili  ka ndarë informacionin e dhënë vetëm pak ditë më parë nga drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, mbi shifrat. Sipas Ramës, raporti i zbardhur nga kreu i Agjencisë është tronditës për të vërtetat që shpreh lidhur me mënyrën se si është bërë procesi që duhet të zgjidhte një nga çështjet më problematike sot. Pak ditë më parë, në një dalje publike, kreu i ALUIZNI-t Artan Lame publikoi shifrat mbi situatën reale te legalizimet. Fakt sot është që në proces, sipas ALUIZNI-t, janë të përfshira më shumë se 290 mijë objekte, ndërkohë që nga 350 mijë që u deklaruan fillimisht, duket se 78 mijë janë ende jashtë procesi për faktin që nuk kanë vetëdekalruar.

Në fazën e dytë të legalizimeve, e cila përfshiu 100 mijë ndërtime, kanë bërë vetëdeklarim sipas procedurave vetëm 22.5 mijë individë. Për pjesën tjetër që mbetet jashtë, por edhe për shumë pikëpyetje të tjera, kreu i Legalizimeve u shpreh pak ditë më parë se do të zbardhet shumë shpejt edhe procedura se si do të punohet. Aktualisht është duke u punuar me legjislacionin e legalizimeve për të plotësuar edhe gjithë ngërçet, ndërkohë u bë me dije edhe fakti që qytetarët nuk do të duhet të paguajnë më për shërbimin që u ofrohet në zyra. Tarifa prej 10 mijë lekësh nuk do të jetë më në fuqi. Por gjithsesi, qytetarët do të duhet që të paguajnë për tokën.

 


Loading...
More in Ekonomi
Buxheti: Rama, “Të ulen orekset për investime”. Cani, “Negociatat e vështira me FMN”
Close