LAJMI I FUNDIT
Home . Lifestyle . Legjendat e aktrimit shqiptar që edhe pse vitet kalojnë ata janë të preferuarit tanë !

Legjendat e aktrimit shqiptar që edhe pse vitet kalojnë ata janë të preferuarit tanë !

Ata janë aktorët më të njohur në Shqipëri. Sapo përmendet emri i tyre na vijnë në mëndje filmat në të cilët ata kanë luajtur. Ata janë kreanaria më e madhe që kemi, dhe e kanë ngritur emrin e Shqipërisë në të gjithë botën. Por kush janë ata?! Reshat Arbana,Robert Ndrenika, Tinka Kurti ,Neritan Licaj,Kastriot Caushi,Petrit Malaj,Gaz Gjoka,Rajmonda Bulku,Yllka Mujo,Alfred Trebicka, Margarita Xhepa,Elvira Diamanti,Hajrie Rondo,Violeta Manushi,Eva Alikaj,Ema Andrea, Ndriçim Xhepa.

Reshat Arbana, “Nderi I Kombit” është një nga legjendat e aktrimit në Shqipëri. Ai ka luajtur shumë role si në teatër ashtu edhe në filma. Që prej vitit 1963 ai ka luajtur dhjetra role. Në vitin 2011 i është akorduar Urdhri “Nder i Kombit” me motivacion “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.” Reshat Arbana është një nga aktorët më të mire që kemi, gjithashtu ai njihet edhe për recitimin fantastik të poezive të ndryshme.

Robert Ndrenika. “Artisti i Popullit” që është një shëmbull për çdo aktor të ri e të vjetër. Robert Ndrenika është aktori i dhjetra filmave dhe roleve në teatër ku vlen të veçojmë rolet në filmat : “Koncert në vitin 1936” , “ Në shtëpinë tone”, “Kapedani” e shumë të tjerë. Ka luajtur shumë role në teatër dhe për publikun ai është një diamant në Shqipëri. Nuk ka një shfaqje apo event ku ai të ketë folur dhe mos jetë çuar në këmbë publiku. Për një muaj ai feston 77 vjetorin dhe ne I urojmë edhe 100 të tjera !

Tinka Kurti, aktorja që u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës por kjo jo vetëm që nuk e pengoi por e bëri atë më të fortë dhe tani është një nga aktoret më të dashura për publikun. Tinka Kurti është një legjendë e gjallë e kinematografisë shqiptare. Plot 120 role në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. 35 role në filma artistike dhe rolin në filmin e parë shqiptar “Tana”. Tinka nuk është plakur aspak madje bukuria i shtohet vit për vit. Ajo është aktive edhe ditët e sotme dhe e gjen në çdo festival të aktrimit ndërsa ka thënë e një shprehje që na ka ngelur thellë në memorjen tonë : “Nuk e kam frikë plakjen e as vdekjen, por kam frikë nga plakja e trurit, dhe në qoftë se ky moment vjen në jetën time, mendoj se do të isha dy herë e vdekur. Për këtë arsye dua të vazhdoj të punoj.”

Kastriot Çaushi,aktori dhe pedagogu dhe rektori aktual i Universitetit të Arteve. Ka luajtur në filma si “Ngjyrat e Moshës”, “Liri a vdekje” , “Plumba Perandorit”, “Nusja dhe Shtetrrethimi” e shumë të tjerë. Kastrioti njihet si një aktor profesionist dhe prej vitesh i është përkushtuar aktrimit ndërsa tani është rektor I UART dhe pedagog I aktrimit. Tepër profesionist dhe I pëlqyer nga publiku, Kastrioti ka fituar edhe çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Petrit Malaj, ish rektori i Akademisë së Arteve të Bukura dhe dekani aktual i Fakultetit të Artit Skenik. Aktori i njohur e ka nisur me aktrimin në filma si “Nëntori I dytë”, “Vendimi”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Militanti” e shumë të tjera. Një nga aktorët më profesionist të Shqipërisë pasi ka bërë shumë specializime të ndryshme ku përmëndim specalizimin në Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “Jacques Lecoq” në Paris të Francës apo dhe Shkollën e Teatrit në Spanjë e shumë të tjera. Petrit Malaj jep mësim që prej 1985 në Fakultetin e Artit Skenik në Akademinë e Arteve. Sigurisht që nuk kanë munguar as çmimet e ndryshme për të ku veçohet medalja “Naim Frashëri”.

Gaz Gjoka, aktor dhe pedagog dhe zv.dekan në Fakultetin e Artit Skenik. Gazi njihet si një aktor që është pëlqyer nga publiku. Aktori i njohur ka luajtur në shumë filma por edhe në role të tijët në teatër. Vlen të përmëndim interpretimin e tij të shkëlqyer në shfaqjen “Rojat e Taxhit” ku ai kishte rol kryesor dhe ka i mahnitur të gjithë me interpretimin e tij. Gjithashtu Gaz Gjoka është dhe pedagog në UART prej disa vitesh.

Rajmonda Bulku, aktorja dhe ish deputetja e Partisë Demokratike është një aktore e njohur e skenës dhe ekranit e nderuar me shumë çmime. Një nga aktoret më të bukura shqiptare ku me sharmin dhe elegancën e saj në të folur e ka bërë për vete gjithmonë publikun. Rajmonda ka luajtur dhjetra role në filma dhe teatër. Karrierën e saj e ka nisur me rolin në “Dimri I fundit” ndërsa njihet nga të gjithë si “Meli” në rolin e saj tek “Zonja nga nga qyteti” dhe role të tjera në “Nusja dhe Shtetrrethimi”, “Ballë për ballë” etj. Gjithashtu ajo ka luajtur shumë role në teatër ku veçojmë “Pjata prej druri” një shfaqje që ka prekur zemrat e çdo shqiptari, ka luajtur në “Troja”, “Të gjithë kanë huqe” dhe së fundmi roli i saj në komedinë “8 femrat” ku ajo shkëlqeu.

Yllka Mujo, ashtu siç ka emrin ashtu edhe është ! Aktorja shqiptare që ka thyer tabutë që në fillim të karrierës së saj. Yllka është një nga aktoret e preferuara për publikun shqiptar dhe të gjithë e duan atë. Ka mbaruar për kanto dhe më pas për aktore, ku u emërua më pas në Teatrin Popullor. Një aktore si Yllka ka interpretuar në dhjetra shfaqje si “Orët e Kremlinit” e Pogodin, “Luiza Miler” e Shilerit, “Përmbytja e Madhe” e K. Jakovës, “Vizita e Inspektorit” e Pristlit, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit, “Natë me hënë” e Kadaresë, “Këngëtarja tullace” e Ioneskos, “Zonjusha Zhuli” e Stinbergut, “Kujdes! Kafshon” e A. Gernit. Ka luajtur sa role komikë aq edhe psikologjikë,Yllka ka fituar dhjetra çmime kombëtare dhe ndërkombëtare ndërsa të gjithë e cilësojnë edhe si krenari e Kombit.

Alfred Trebicka, aktori i njohur që prej vitesh jep mësim në Universitetin e Arteve. Ka studiuar në Akademinë e Arteve dhe më pas edhe në Danimarkë. Ka fituar disa çmime në Shqipëri dhe jashtë saj. Aktori i njohur ka luajtur dhjetra role si në kinematografinë shqiptare por edhe të huaj dhe në teatër. Së fundmi ai ishte aktori kryesor në komedinë “Nderi i Kombit”, një komedi që është pëlqyer shumë nga publiku. Gjithashtu ai ka luajtur edhe në “Ishte koha për dashuri” apo “Njerëz dhe fate” që janë ngulitur thellë në memorjen tonë.

Margarita Xhepa, mbretëresha e aktrimit shqiptar. Ka erdhur me më shumë se 150 role në teatër dhe 32 roleve në kinematografi. Një nga aktoret më të mira shqiptare dhe me më shumë çmime. Margarita ka luajtur role në shumë filma ku përmëndim: “I dashur armik” , “Apasionata”, “Dora e ngrohtë”, “Dollia e dasmës sime”, “Gjeneral Gramafoni”, “Koncert në vitin 1936” e shumë të tjera. Shumicat e roleve që ka luajtur kanë qënë role dramatikë që ajo i ka luajtur në një mënyrë të shkëlqyer. Ajo mbush 20 (87) vjeç në 2 prill dhe ne i urojmë që të ketë jetën e gjatë pasi aktore si ajo janë thesar për artin shqiptar.

Elvira Diamanti është një aktore e mirënjohur shqiptare. Aktore e njohur e teatrit dhe kinemasë. Roli i saj më i spikatur mbetet ai i Marigosë në filmin “Përrallë nga e kaluara”. Ka qënë drejtore e Teatrit Kombëtar të Kukullave, ka punuar në Presidencë dhe ka drejtuar AQShF ku falë punës së saj janë restauruar shumë filma. Një aktore sharmante që ka qënë gjithmonë një nga të preferuarat e publikut. Dhjetra role në teatër dhe kinematografi, Elvira Diamanti është diamant në artin shqiptar.

Hajrie Rondo, për fatin e keq u nda nga jeta në moshë të re pas peripecirave të shumta në luftën kundër kancerit më 9 shtator të 2017. Një legjendë e aktrimit shqiptar. Plot 120 role ne teatër dhe 40 role në filma. Hajrie Rondo ishte një aktore me diapazion të gjerë dhe ka luajtur në zhanre të ndryshme. Do mbahet mend për rolin e saj si Tana në “Përallë nga e kaluara”. Aktorja e mirënjohur do mbahet mend edhe për fjalët e saj kur ishte në luftën me kancerin : “Jeta është e bukur dhe duhet mbajtur fort, me dhëmbë”. Hajrie Rondo na mungon,shumë !

Violeta Manushi, ikona e teatrit dhe kinematografisë shqiptare. E talentuar, e dashur, profesioniste dhe gjithë të mirat që mund të ketë një njeri. Violeta Manushi u nda nga jeta në 27 korrik të 2007 ndërsa rolet e saj nuk do vdesin asnjëherë. Do mbahet mend për rolin e saj Ollga tek “Zonja nga Qyteti” ndërsa numëron më shumë se 100 role në teatër dhe 16 në kinema. “Artistja e Popullit” është konsideruar si një nga “themelet” e skenës shqiptare. Gjithashtu ajo është vlerësuar me titullin “Qytetare Nderi” në Tiranë ndërsa në Tushemisht i kanë ngritur një shtatore.

Eva Alikaj, aktore që ka luajtur në teatër dhe kinema dhe ka fituar çmime të ndryshme në festival të çmimit. Ajo është diplomuar në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe i është bashkuar Teatrit Kombëtar. Ka luajtur në filma të ndryshëm si “Përdhunuesit”, “ Stolat në park” “Treni niset në 7 pa 5” ndërsa të gjithë e kujtojmë me rolin e Elsës në “Pallati 176”. Aktorja theu tabutë në artin shqiptar edhe pse publiku e paragjykoi ajo u kthye në të preferuarën e tyre më pas sepse një aktore e madhe si ajo gjithëçka e ka bërë me profesionalizëm.

Ema Andrea, aktorja shumë e dashur për publikun. Ema ka aktruar në teatër dhe ka qënë aktore në disa filma. Tani punon si pedagoge në Akademinë e Arteve dhe është një shëmbull i shkëlqyer për studentët. Ajo ka interpretuar në “Viktimat e Tivarit”, “Një djalë dhe një vajzë”, “Natëme hënë” etj. Ema gjithashtu solli një shfaqje në teatër së fundmi “Nëna dhe i biri” ku ka bërë një interpretim të shkëlqyer me të cilin mori edhe çmim në Festivalin e Shkupit. Gjithashtu ajo së fundmi ka ndërmarrë edhe një projekt i titulluar “Memo” për viktimat e komunizmit.

Ndriçim Xhepa, aktori i njohur që pas përfundimit të Akademisë së Arteve filloi punën në Teatrin Kombëtar me rreth 40 role. Shumicën e roleve i ka role në drama. Aktori i njohur ka fituar dhjetra çmime në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare ndërsa që prej 1988 është pedagog në Akademinë e Arteve. Më shumë se 30 role në filma ku përmëndim filmat “Kohe e largët”, “Treni niset në shtate pa pesë” dhe “Përdhunuesit” te S. Pecanit, “Duaje emrin tënd” dhe “Telefoni i një mëngjesi” te I. Muçajt e K. Mitros, “Hije që mbeten pas” i E. Musliut “Flutura në kabinën time” dhe “Dasma e Sakos” te V. Priftit, “Kthimi i Ushtrisë se Vdekur” i Dhimiter Anagnostit, “Unë e dua Erën”. Aktori i njohur është një nga më të pëlqyerit të publikut dhe rolet e tij na kanë ngelur në memorjen tone. Gjithashtu ai është djali i aktores Margarita Xhepa.

Ah po kemi dhe një brengë të gjithë si shqiptarë: “A I kemi vlerësuar aq sa duhet?!”/Mulliri.al

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close