LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Lehtësitë fiskale në sektorin e peshkimit, gjallërojnë investimet

Lehtësitë fiskale në sektorin e peshkimit, gjallërojnë investimet

Investimet në peshkim po gjallëron nga lehtësirat fiskale që po adreson qeveria në mbështetje të këtij sektori.
Roland Kristo, zv.ministër i Bujqësisë e Zhvillimit Rural tha për ATSH se, në paketën fiskale 2018, anijet e peshkimit dhe të gjitha produktet që importohen dhe ndihmojnë në këtë aktivitet do të përjashtojë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Nga heqja e TVSH për rrjetat dhe mjetet e peshkimit përfitojnë rreth 568 anije e barka peshkimi me rreth 2000 peshkatarë.
Përsa u përket pjesëve mekanike e elektronike, përftojnë rreth 300 anije.
“Kostot për importin e materialeve që ndihmojnë peshkimin shkojnë në 20 mijë euro në vit për një anije dhe përjashtimi nga TVSH-ja për këto produkte synon nxitjen e prodhimit në këtë sektor”, tha Kristo.
Sipas Kristos, tashmë është bërë një vit e gjysmë që peshkatarët furnizohen me karburant pa taksa. Kjo është një nismë e cila ka mundësuar rritjen e ndjeshme të investimeve në sektorin e peshkimit pasi ka barazuar kostot me vendet fqinjë.
Peshkimit në Shqipëri konsiderohet relativisht një sektor i vogël, por ai luan një rol të rëndësishëm në këndvështrimin socio-ekonomik, pasi është një burim i rëndësishëm që gjeneron vendeve të reja pune në zonat bregdetare.
Peshkimi detar ndahet në peshkimin profesional  i cili konsiderohet si peshkim komercial  dhe peshkimin artizanal profesional. Vitet e fundit zhvillim po njeh dhe akuakultura. Aktiviteti i saj zhvillohet në rezervuare, liqene artificialë dhe natyrale, si dhe në laguna dhe bregdet.

Loading...
More in Ekonomi
Debate mes mazhorancës në komisionin e ekonomisë për “Parajsat Fiskale”

Close