LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Ekonomi . Lejet minerare, sot afati i fundit për 669 kompani

Lejet minerare, sot afati i fundit për 669 kompani

Sot është afati i fundit i pagesës së detyrimit të garancive nga ana e 699 subjekteve që operojnë në sektorin minerar. Në rast se ky detyrim nuk shlyhet, Agjencia e Kombëtare e Burimeve Natyrore bëri me dije se revokimi i lejes nga ana e Qendrës Kombëtare të Licencimit do të bëhet në mënyrë të menjëhershme.
Debitorët
Pas vëzhgimit të kryer nga AKBN për subjektet që operojnë në sektorin minerar në vend, rezultoi që 699 prej tyre nuk kanë shlyer pagesën e garancisë financiare të rehabilitimit të mjedisit. Ky detyrim, i cili duhet të depozitohet çdo vit në formën e garancisë bankare në favor të shteti dhe që përdoret për rehabilitimin përfundimtar të mjedisit nuk është shlyer për dy vite, 2011 dhe 2012, nga një sërë subjektesh. Kështu, për vitin e kaluar garancinë nuk e kanë paguar 311 subjekte, ndërsa për vitin 2011 gati 390 subjekte. Të gjitha këto, edhe pse ultimatumi u dha më datë 26 nëntor deri në datën 4 dhjetor rezultojnë të mos kenë kryer asnjë veprim dhe këtë e tregon më së miri informacionin i rifreskuar në faqen e agjencisë.
AKBN dhe ministria
Ka qenë Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ajo që lëshoi edhe ultimatumin e fundit dje, duke u bërë thirrje subjekteve që të shlyejnë detyrimin. Sipas këshilltares për mediat të kësaj agjencie, Edlira Mema, afati i njoftuar me urdhër edhe të ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri po skadon dhe subjektet duhet të marrin masa për të paguar detyrimin në mënyrë që të vijojnë punën e tyre normalisht. Të gjithë ata që duan të dinë masën e detyrimit të subjektit të tyre, u është vënë në dispozicion edhe tabela respektive në faqen zyrtare të AKBN-së. Në rast të neglizhencës në përmbushjen e këtyre detyrimeve dhe zbatimin e procedurave, subjektet nga e hëna do të ketë të revokuar edhe lejen e tyre, duke mos pasur mundësi të operojnë. AKBN nga ana e saj ka bërë me dije se të gjitha subjektet që do të kenë probleme apo janë të paqarta në lidhje me detyrimin, do të duhet që të kontaktojnë me specialistët, në mënyrë që të zgjidhin edhe këtë problem dhe që leja e tyre të mos revokohet.

Loading...
More in Ekonomi
Standard & Poor’s, notë negative Shqipërisë për borxhin publik
Close