LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Letërsia ka një kufi që nuk duhet kaluar, por Handke e bëri

Letërsia ka një kufi që nuk duhet kaluar, por Handke e bëri

Duke iu referuar polemikave lidhur me Peter Handke, nobelistin austriak që është i njohur për lidhjet e tij me Slobodan Milosheviçin, Kadare deklaroi se ai bie dakord me shumë kritikë të tjerë që kundërshtuan marrjen e këtij çmimi nga ana e shkrimtarit austriak.

Është i njohur fakti që Handke ka mbajtur edhe një fjalim gjatë funeralit të Milosheviçit.

“Unë personalisht e njoh Handken dhe kam drekuar të disa herë me të. Unë mendoj se ekziston një kufi që letërsia nuk duhet të kalojë, por që Handke e ka bërë. V.rasjet nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë”, deklaroi Kadare në një konferencë shtypi në Seul.

Kadare ka pohuar se është kundër vendimit të Akademisë mbretërore Suedeze për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi Handkes duke theksuar se ”ai është viktimë e censurës dhe represionit nga ana e qeverisë, kështu që kjo mund të ketë bërë që ai të shfaqet më i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje”.

Ismail Kadare u shpall sot fitues i çmimit të njohur koreano-jugor të letërsisë, Pak Kyong-ni, si mirënjohje për artin e tij me vlera sociale, që buron nga përvoja historike e popullit shqiptar, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap.

Loading...
More in Aktualitet
McAllister: Macron është përgjegjës për bllokimin e negociatave, duhet ta sqaroj pse?!

Close