LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Bota . Letonia në zonën Euro, Barroso e përshëndet, dilemat e qytetarëve

Letonia në zonën Euro, Barroso e përshëndet, dilemat e qytetarëve

RIGA- Letonia është tashmë shteti i 18-të që do t’i bashkohet përdorimit të monedhës së përbashkët Euro.

Natën e ndërrimit të viteve, në mesnatë, fishekzjarret e shumtë, kanë përshëndetur jo vetëm mbrërritjen e Vitit të Ri, por gjithashtu dy milionë banorë të Stetit Baltik janë bërë pjesë e Eurozonës, duke i thënë kështu lamtumirë monedhës kombëtare Lat, të vendosur në vitin 1993, e cila në atë kohë zëvendësoi Rublën e Epokës sovietike.

Për integrimin e Letonisë, presidenti i Komisionit Europian Josè Manuel Barroso, ishte shprehur se ky ishte një eveniment i rëndësishëm, jo vetëm për Letoninë, por edhe për vetë Eurozonën e cila është e stabilizuar, tërheqëse dhe e hapur për anëtarët e rinj.

Kjo gjë ka shfaqur edhe dyshimet e para tek qytetarët, të cilët janë të shqetësuar për një rritje të mundshme të çmimeve dhe humbjes së sovranitetit.

Loading...
More in Bota, Ekonomi
Buxhetorët, ulet me 1210 numri i nënpunësve në shtet në 2014-n

Close