LAJMI I FUNDIT
Home . Lifestyle . Lindsay Lohan mohon lidhjen: Jam beqare

Lindsay Lohan mohon lidhjen: Jam beqare

Aktorja 27-vjeçare Lindsay Lohan, në mënyrë kategorike ka mohuar se është e lidhur me modelin 23-vjeçar Christian Arno Williams dhe ka konfirmuar se është beqare.

“Nuk kam të dashur. Konfirmoj se jam e lirë”, është shprehur Lohan për një radio australiane.

Lohan aktualisht po promovon filmin ‘The Canyons’ në Festivalin e Filmit Sundance. Kur u pyet për jetën pas periudhës së rehabilitimit, aktorja tha se nuk konsumon më alkool dhe se ka larguar nga jeta e saj personat që ndikonin për keq.

“Unë nuk konsumoj më alkool. Por kjo nuk do të thotë se unë nuk duhet të dal, të festoj dhe të zbavitem me miqtë e mi. Fakti se unë kam ndryshuar, nuk do të thotë se miqtë e mi duhet të ndryshojnë, nuk pres që ata të mos konsumojnë alkool”, tha ajo.
Lindsay gjithashtu pranoi se moderatorja me famë botërore Oprah Winfrey është shembulli perfekt për të.

“Oprah është modeli që unë kam vendosur të ndjek. Ajo është nëna ime e dytë”, tha ajo.

Loading...
More in Lifestyle
Jennifer Aniston ende e do Bred Pitt

Close