Home . Rekomanduar . Liria e shpifjes e të marrëve të mençur!

Liria e shpifjes e të marrëve të mençur!

Nga Anri Bala

Ah miku im, veç t’i shohësh demonët që kanë brenda! Nuk ke faj, se si të majmur e të llustrosur që janë… e ke pak të vështirë t’i dallosh. Por ama, turfullimën i’u a dëgjon si u zien përbrenda! E ndjen teksa flasin t’u thahet buza, t’u qelbet goja shpirtkalburve…! E teksa duan të të ngulisin mashtrime allasoj, u skuqen sytë si të marrit. Njeriu nuk është i bukur se ka fytyrën pikturë, por është i bukur nga ajo pjesë që nuk duket… shpirti, thoshte gjyshi im i ndjerë, ndaj prej shpirtit shikoje e vlerësoje… në është djall apo engjëll!

Askush nuk më bind dot sot, se një njeri që mashtron sa hap sytë, na qenkërka shpirtmirë! Ai nuk na mashtron dot me xhaketa, këmisha të bukura, kravata apo përveshje mëngësh, se me demek i’a ke hyrë kësaj pune për ne, prandaj do t’a çoi deri në fund, se i dhimbsemi ne të varfërit, e prej nesh po flijohet! Kot mundohet e perdridhet, se ëndrra nuk bëhet kaq lehtë realitet!

E ka të pamundur dhe a e di pse? Ai nuk e ndjen dot peshën e varfërisë, të asaj menxyre që na ka kapluar shpirtin, e teksa atij i thahet buza nga mashtrimet, ne na thahet buza për ujë, e teksa atij i dridhet zëri për pushtet, ne na dridhet zëri për e bukën e gojës dhe na hanë duart për punë e përditëshme të kafshatës së fëmijëve.

Ndaj të lutem edhe njëherë, largohu prej tij, largohu prej tyre! Miku im vëri “veshin” shpirtit, e mos i’a pesho fjalët… hidhi sytë zemrës e jo xhepit të tij! Aty do e kuptosh se nuk është soji yt, aty do kuptosh se nuk i dhimbsesh aspak, por vetëm sa i pështirosesh.

Nëse atij do t’i thahej buza për ujë, e dridhej zëri për kafshatën e fëmijëve, do të tundeshin muret nga fjalët e thëna. Do e kuptoje menjëherë se nuk tallet as me ty, e as me veten dhe ditët në “çadrën e kampingut”… do të ishin më të shkurtra.

Por intriganti pa shok, stërhollon dhe përsos mashtrimet duke të pasur ty për krahu! Fërkon barkun teksa të sheh ty aty, vizitorin e vrarë e të shpërfytyruar nga dora e tij, teksa ti e duartroket. E ti nuk bënë asgjë më shumë se sa legjitimon përdhosjen e gjithë këtyre viteve. Por ama disa gjëra të “përbashkëta pak si të kundërta”  i keni, këtë nuk e mohoj dot: ti kërkon bukë, ai të ruaj miliardat e vëna në kurrizin tënd… ti kërkon shtëpi, ai të ruaj sarajet e tij… ti i shkretë kërkon drejtësi, ai kërkon të qëndrojë sa më larg prej saj!

Ai të vetmin mjet të sigurtë për të ndikuar sadopak tek ti, ka intrigën dhe shpifjen, sepse e di që diçka prej saj do mbesi. Ajo diçka sot, është shumë nesër, duke u thënë në çdo minutë e në çdo vend. Ai e shikon sa shumë janë shtuar treguesit e përrallave dhe thurësit e intrigave?! I gjenë kudo, si bretkocat në moçale duke kënduar në kor, të njëjtën melodi prej shumë vitesh. Këndojnë për ty, por edhe për mua që nuk i dëgjoj. Pak rëndësi ka, ata bëjnë punën e tyre, derisa dikush t’i ndaloj me ligj apo me dhunë. Shpifësit as nuk skuqen dhe as nuk zverdhen, por rropaten e sfiliten, për ta bërë shpifjen aq të “vërtetë”, e pasi ta kenë thënë disa herë… ta besojnë edhe vetë.

Ndaj duke bërë “turistin” dëgjues, të damkosën: Të bënë “hajdut” pa vjedhur askënd… të bënë vrasës pa i prekur fijen e floku askujt… të pagëzuan bashkëpunëtorë pa qenë askund “hjeks”! Mos e detyro veten të ndjehesh fajtor sot, i mashtruar nga halli! Nesër nuk është vonë që të pendohesh! Pasnesër do jetë më mirë të zgjedhësh, nëse do të luftosh për vete dhe jo për… mashtruesit. Sepse ne, që nuk i dëgjojmë po presim: Ligj a kanun, që i ndalon këta të poshtër!/Zathur.net/

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Fake Pushta me Fake News!

Close