LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Lista e politikanëve me makina luksoze, dikur brekëgrisur që hanin byrek rrugëve, sot sheikë

Lista e politikanëve me makina luksoze, dikur brekëgrisur që hanin byrek rrugëve, sot sheikë

Dikur hanin byrek dhe silleshin me të shkurtra oborreve të partive, sot posedojnë makina luksoze, vila, apartamente, llogari të majme bankare dhe dashnore në administratë.

Në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të botës, politika është mënyra më e shpejtë e pasurimit, përmes vjedhjes me tendera, tjetërsimit të pronave publike, emërimeve në poste kyçe, trafiqeve dhe korrupsionit.

Shumica e pushtetarëve me makina luksoze me vlerë deri në mbi 100 mijë euro, kanë si të ardhura të ligjshme vetëm dy paga shtetërore. Që një familje e zakonshme shqiptare të arrijë të blejë një makinë të tillë, duhet të punojë dhe kursejë mbi një gjysmë shekulli. Edhe ata politikanë që janë biznesmenë, paratë i kanë marrë nga buxheti i shtetit shqiptar, përmes tenderave korruptivë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo përmes personave të tjerë. Nga makinat që kanë blerë me paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve, ata sfidojnë shqiptarët pas xhamave të errët.

Më poshtë listojmë politikanët me makina luksoze, dikur brekëgrisur, sot sheikë, falë politikës. Mbetet për t’u parë nëse do t’i thërrasë SPAK se ku i kanë marrë paratë për të blerë makina të tilla./Pamfleti

Lista

Anastas Angjeli, makinë 87 mijë euro

Lulzim Basha, makinë 72 mijë euro.

Monika Kryemadhi, maminë 33 mijë euro

Ridvan Bode, makinë 90 mijë euro (në emër të dikujt tjetër)

Flamur Noka, makinë 40 mijë euro

Nard Ndoka, makinë 85 060 euro

Bashkim Fino, makinë 40 mijë euro

Astrit Veliaj, makinë 111 mijë euro

Sadri Abazi, makinë 105 mijë euro

Omer Mano, makinë 102 500 euro

Halim Kosova, makinë 63 mijë euro

Tom Doshi, makinë 68 mijë euro

Bujar Derveni, makinë 54 mijë euro

Robert Bitri, makinë 44 mijë euro

Shkëlzen Berisha, i biri i Sali Berishës, makinë 85 mijë euro

Agron Çela, makinë 145 mijë euro

Spartak Braho, makinë 34 mijë euro

Edi Paloka, makinë 25 mijë euro

Fatmir Mediu, makinë 10 mijë euro

Genc Pollo, makinë 29 mijë euro

Arben Ahmetaj, makinë 25 mijë euro

Damian Gjiknuri, makinë 44 mijë euro

Vangjush Dako, makinë 25 mijë euro

Genc Ruli, makinë 44 milionë lekë

Loading...
Mos e Humbisni
Meta i “bllokut të kuq”, vjehrri brigadier dhe shenjtorja Monika

Close