LAJMI I FUNDIT
Home . Kuriozitete . Shendeti . “Lista e zezë”, ushqimet që shuajnë dëshirën seksuale

“Lista e zezë”, ushqimet që shuajnë dëshirën seksuale

Dieta ushqimore është thelbësore për performancën seksuale. Por duket se janë disa ushqime specifike ato që e shuajnë këtë dëshirë.

Ky fakt deklarohet nga Vincenzo Mirone, drejtor i Società italiana di urologia, gjatë kongresit europian lidhur me disiplinën mjekësore që u mbajt në Stokholm të Suedisë.

Këtu u prezantua një listë ushqimesh duke u quajtur si “lista e zezë” pasi në saj të tyre dëshira seksuale zbehet.

Ndër to speci djegës që cilësohej një aleat shumë i mirë për performancën e mashkullit në shtrat, duket se është një ndër armiqtë kryesor, kjo pasi acaron organin seksual dhe përshpejton pikun e kënaqësiisë.

Gjithashtu dëme të shumta shkaktojnë edhe pijet alkoolike, në mesin e tyre birra. Por si për habi kësaj liste të zezë i shtohen frutat e detit si midhjet.

Ndërkohë Mirone thotë se aleatë shumë të mirë për jetën seksuale janë antioksidantët si vera e kuqe, perimet dhe produktet ushqimore që përmbajnë zink dhe vitaminë C.

Loading...
More in Shendeti
Dobitë shpirtërore dhe shëndetësore të agjërimit

Close