LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Sport . Liverpool dhe Chelsea përplasen për Superkupën e Evropës: Ja mungesat e Lampard!

Liverpool dhe Chelsea përplasen për Superkupën e Evropës: Ja mungesat e Lampard!

Sot luhet Superkupa e Europës në Stamboll të Turqisë mes dy skuadrave angleze Liverpool dhe Chelsea. The Reds vijnë si fituese e Champions League dhe si ekipi top formë në Europë. Ekipi i Klopp ka vetëm një mungesë, portierin Alisson i cili do të zëvendësohet nga portieri spanjoll Adrian ndërsa në sy bie dhe Sadio Mane i cili ka nisur më vonë përgatitjet për sezonin e ri nga lojtarët e tjerë për shkak se ishte i angazhuar në Kupën e Afrikës.

Nga krahu tjetër vjen një Chelsea me shumë probleme dhe i reformatuar totalisht me largimet e lojtarëve të mëdhenj dhe afrimin e lojtarëve të rinj. Pezullimi i merkatos nga FIFA duket se ka ndikuar tepër negativisht tek blutë e Londrës, kjo u duk edhe në përballjen e fundjavës ku humbi 4-0 nga Manchester United në Old Trafford. Lampard këtë ndeshje i beson sulmin shtatlartit Oliver Giroud ndërsa ka mungesa të rëndësishme si Willian, Rudiger, Ruben Loftus- Cheek apo Hudson Oddoi.

Vlen për t’u përmendur se kjo është Superkupa e Parë e Evropës e cila do të drejtohet nga një treshe arbitresh femrash.

FORMACIONET E NDESHJES

LIVERPOOL: Adrian Trent, Alexander-Arnold, Joel Matip, Virgil van Dijk, Andrew Robertson, Jordan Henderson, Fabinho, James Milner, Mohamed Salah, Roberto, Firmino, Divock Origi. Trajner Jurgen Klopp

CHELSEA: Kepa Arrizabalaga, Cesar Azpilicueta, Kurt Zouma, Andreas Christensen, Emerson, N’Golo Kante, Jorginho, Pedro Rodriguez, Mason Mount, Christian Pulisic, Olivier Giroud. Trajner Frank Lampard

Loading...
More in Sport
VIDEO/ Çmënduri në Europa League, sherr mes lojtarëve, goditet arbitri!

Close