LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Llalla 2 muajt e fundit në detyrë, bleu pasuri me vlerë 600 mijë dollarë

Llalla 2 muajt e fundit në detyrë, bleu pasuri me vlerë 600 mijë dollarë

Edhe pse kishte filluar procesi i deklarimit të pasurisë për efekt të procesit të vettingut, ish Kryeprokurori Adriatik Llalla, atë kohë në detyrë i dorëzoi formularët e tij më 27 janar 2017. Megjithatë, duket shumë i sigurtë se asnjë gjemb nuk do ti hynte në këmbë dhe do të vazhdonte sikur do të ishte përjetësisht Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, duke bërë transaksione edhe me te dyshimta se me pare.

Llalla ka vijuar të kryej transaksione shitlblerje të pasurive të paluajtshme duke përdorur të njejtën skemë mashtrimi dhe pastrimi parashë: Bli me çmime fiktive ose dukshëm të ulëta në raport me vlerat reale të tregut dhe menjehere pas blerjes bënte rivlerësime në studio private dhe më pasi i shiste pasuritë me vlerën reale të tregut ose edhe mbi këtë vlerë.

Më poshtë gjeni tabelën e tri transaksioneve të tilla të realizuara prej tij në periudhën 15 mars- 15 maj 2017. Në dy muaj ka blerë 17. 550 metra katrorë tokë të cilat në fund janë vlerësuar se vlejnë rreth 600 milione leke ose rreth 600 mije dollare.
Në shkresën e parë këtu poshte kemi rivleresimin e pasurise se paluajtshme toke me një sipërfaqe prej 12 300 metrash katrorë, me adresë në zonën e Qeha Shytjat të Tiranës. Kjo siperfaqe sipas dokumentave figuron e blere me 15 mars te vitit te shkuar, me një çmim qesharak prej 600 lekësh për metër katror. Por brenda dy muajve, kur është bere rivleresimi i po kesaj toke, çmimi i saj ka kapërcyer frikshëm me 4.2 herë më shumë, ose me 25 mijë lekë metrin katror.

Brenda te njejtes dite, po më 15 mars 2017 ish Prokurori i Përgjithshëm ka blerë një tjeter pasuri te patundshme, po në toke kete radhe me siperfaqe 3 000 metra katrorë, po në fshatin Qeha Shytaj të Tiranës. Edhe ne kete rast, ka perdorur te njejtin “truk”: E ka rivlerësuar pas dy muajsh dhe nga 600 lekë për metër katrorë vlera i është bërë 25 mijë lekë metri katror.


Ndërsa transaksionin e tretë të 2017 e ka realizuar vetëm dy muaj pas dy të parave: Më 15 maj. Këtë radhë rezulton me letra se ish Kryeprokurori Adriatik Llalla ka blerë një sipërfaqe toke prej 2 250 metrash katrorë po në të njëjtin fshat, në Qeha Shytaj të Tiranës. Por këtu bëni pak më shumë KUJDES. Sepse ka ndodhur çudia më e madhe në botë. Kjo tokë, po në të njëjtin fshat, është blerë 20% më lirë për metër katrorë se dy sipërfaqet e para POR është vlerësuar të kushtojë brenda muajit, PLOT 17 HERE ME SHTRENJT. Dhe nga 500 lekë për metër katrorë, kjo tokë e Beut të ri të Qeha Shytajt të Tiranës, vlen 85 mijë e 290 lekë metri katrorë.

Në këtë mënyrë, ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, në vetëm dy muaj, ka “futur” në lojë rreth 10 milionë lekë nga “kursimet e rrogës” dhe pasi i ka rivlerësuar po vetë, po këto pasuri ato tashmë vlejnë gjysëm milioni dollarë më shumë. Kaq para po hetohen se ka pastruar ai, me keto veprime në ditët e “fundit” të qëndrimit në detyrë. Po në 5 vjet të tjera çfarë mund të ketë bërë tjetër?!Alpenews

Komento
Loading...
Mos e Humbisni
Ne, lehësit dhe Kryelehësi!

Close