LAJMI I FUNDIT
Home . Kryesore . Llalla: “Së shpejti emra për tritolet”

Llalla: “Së shpejti emra për tritolet”

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar ditën e sotme se “për shpërthimet e fundit në vend së shpejti do të ketë rezultate konkrete”.

Megjithatë Llalla tha se duhet ende shumë punë për të bërë në luftën kundër kriminalitetit.

Kyeprokurori Adriatik Llalla i shoqëruar edhe nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, nga Shkodra njoftoi për detaje të reja që do të dalin në dritë rreth ngjarjeve të fundit kriminale në Tiranë.

Ndërkaq, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar David Canon, tha se “harmonia fetare është lëkundur nga thirrjet xhihadiste”.

Edhe Canon ishte i pranishëm në takimin e Llallës me prokurorët e këtij rrethi.

Në Shkodër u inaugurua sot edhe godina e re e Gjykatës së Apelit e me këtë rast  u zhvillua edhe analiza 1-vjeçare e punës.

Loading...
More in Kryesore
Zemërgjerësia e një lypsi!

Close