LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Lojtarët e Barcelonës :”Ishim të gatshëm të vononin pagën” për të ndihmuar klubin

Lojtarët e Barcelonës :”Ishim të gatshëm të vononin pagën” për të ndihmuar klubin

Lojtarët e Barcelonës pranuan vonesa në pagën e tyre,nëse kjo do të ndihmojë klubin të ri-nënshkruajë me Neymar në verë, thotë mbrojtësi Gerard Pique.
Barcelona bëri “gjithçka të mundeshme” për të nënshkruar me brazilianin,por pa suksese.
Neymar u largua nga Barcelona tek Paris St-Germain për një tarifë rekord prej 222 milion euro në 2017.
Pique tha që lojtarët i thanë klubit se do të pranonin vonesa ne pagesa, për të ndihmuar klubin të përmbushë rregullat e “Fair Play”.
Ne ishim të gatshëm të rregullonim kontratat tona,” tha Pique
Ne nuk do të kontribuonim me para, por ne do t’i bënim gjërat më të lehta duke lejuar që disa pagesa të bëhen në vitin e dytë ose të tretë në vend të të parës.”
Barcelona kaloi më shumë se 222 milion euro gjatë verës, përfshirë marrëveshje për mesfushorin Frenkie de Jong nga Ajax dhe Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.

Zathur.net

Loading...
More in Aktualitet, Bota, Sport
Fatos Lubonja i “kthehet” Lulzim Bashës: Mundohet ta kritkoi por si “bënë” zemra…e këshillon

Close