LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Lotët e shokut të Gjinit dhe Alaudinit, gjyqtarit Artur Kalaja para Komisionit të Vetingut nuk prekin askënd

Lotët e shokut të Gjinit dhe Alaudinit, gjyqtarit Artur Kalaja para Komisionit të Vetingut nuk prekin askënd

Gjyqtari i Apelit Artur Kalaja qan para Komisionit të Vetingut dhe përmend fëmijët, shokët e tij po stivojnë paratë e fundit me çekiçin e korrupsionit para se të shkarkohen

Ditën e premte, Komisioni i Vetingut pritet të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Artur Kalaja, shokun e dy ‘bajlozëve’ të tjerë të drejtësisë që po shembet, Gjin Gjonit dhe Alaudin Malajt. Ky vendim do të jetë një tjetër mesazh për Gjin Gjonin dhe Alaudin Malajn, të cilët i kanë ditët e numëruara në sistemin e drejtësisë. Gjin Gjoni ka marrë një leje dyvjeçare prindërore, ndërsa ka vënë në rresht gjyqtarët për të mbrojtur biznesin e bashkëshortes së tij, Elona Çaushi, në Aeroportin e Rinasit, ku mban të pushtuara ambientet e Duty Free. Nga ana tjetër, Alaudin Malaj është shndërruar në simbol të grupit KÇK (kap ç’të kapësh), deri kur të dalë para Vetingut dhe të shkarkohet për pasuri të paligjshme. Sot para Vetingut doli shoku i tyre Artur Kalaja, i cili rezultoi me probleme me pasurinë dhe në gjykimin e dosjeve, ndërsa nisi të përlotej por nuk preku askënd.

Loading...
More in Aktualitet, Kryesore
Banorët e Astirit bëjnë për spital shefin e SPZ dhe punonjësin e IKMT! Balliu i Fahriut merr rolin e “babait” të… Astirit: Duam dialog!

Close