LAJMI I FUNDIT
Home . Rekomanduar . “Lua-jan” o im vëlla ma jep dhe luaneshën në çadër hua që ta…

“Lua-jan” o im vëlla ma jep dhe luaneshën në çadër hua që ta…

Nga Anri Bala

Prilli po ikën, e ndërsa shqiptarët presin që kopshti zoopolitik i këtij vendi të dalë nga gjumi letargjik dhe të gjallërohet, krejt e kundërta po ndodh. Mirë që nuk janë zgjuar asnjëri, por as nuk kanë ndërmend të zgjohen. Grabitqarët si më të rrezikshëm, vërtiten andej këndej, pa u vendosur gjëkundi, por thjesht për të trembur ata që mund të tremben dhe nuk dihet se ku do e kenë strofkullën.

Ndërsa kukuvajka, që cicëron mbi kupolën e çadrës, për të na bindur se është bërë bilbil, si plaka e prillit, këndon çdo ditë të njëjtën këngë, për të joshur grabitqarin e madh, këngën e prillit inatçor: Luaj-an o im vëlla ma jep dhe “luaneshën” hua, ta ngrijë Ramën me gjithë ç’ka!

Grabitqari Luaj-an që luan anë më anë, i’a ka dhënë një luan të plakur dhe të dalë boje hua, por “kukuvajka bilbil” do luaneshën, e cila për hirë të së vërtetës të bën gjëmën, sepse kafshimin e saj nuk ka mjek e ilaç që e shëron.

“Padhëmbësi” nuk e kupton, se përse nuk i besojnë, megjithëse si “luani i dal boje” po jep prova, me sulmet që i’u bëri armiqëve perëndimor të Shqipërisë, e që i’u a kaloi të gjithë kukuvajkave dhe bufëve të çadrës. Nuk ishte nevoja që të fliste për “broçkullat” që kishte thënë Gabrieli (engjëlli i vdekjes) sipas një laraske, as për përgjegjësit që do mbante, sipas një bufi, as për të paditurin sipas një sorre, por mjaftonte gjykimi “brilant” i luanit pa dhëmbë, se ai Gabrieli, ishte treguar i njëanshëm dhe se grabitqarët as që do pyesnin për të, i dha merita të papara.

Njerëzit që mbushin rrugët dhe jetojnë si njerëz, i njohin mirë këta lloj grabitqarësh që u kanë bërë dëme të pariparueshme, sa herë që kanë dalë nga strofkulla për gjueti dhe për rrjedhojë, “luani i dalë boje” është nga më të njohurit, sepse është luan i veçantë në llojin e vetë, “luan që leh”.

Ndoshta, ky është motivi që “kukuvajka bilbil” do “luaneshën” në çadër dhe për hirë të së vërtetës, asaj vetëm të hyjë brenda i ka mbetur, sepse detyrimet i ka kryer me besnikëri, duke qenë larg, por kaq pranë saj me ligjërime e cicërima.

Por çfarë kërkon luanesha që hiqet si virgjëreshë, kur ka qenë e martuar me këta “të poshtërit,” që bënë sikur nuk i njeh, megjithëse kanë qenë në një shtëpi dhe kanë ngrënë në një çanak?! O njerëz asgjë, por ju jeni budallenj, që nuk i kuptoni kafshët e kopshtit zoopolitik shqiptarë.

“Luani që leh”, e që nuk di të hungërijë, leh sepse po e shikon se është bërë keq për ushqim dhe shpellë, e se nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të leh nga larg, për t’i dhënë shpresë dhe kurajo “kukuvajkës bilbil”. Frika, se mos dorëzohet dhe kërkon rrugë pajtimi, e fut kryegrabitqarin në telashe, e i’a bënë më të vështirë aksionin luanit pa dhëmbë. Por futja në fushë e luaneshës, është një ndihmë për të realizuar qëllimin edhe “bilbil kukuvajka” edhe grabitqarët, sipas parimit, mishi të piqet dhe helli të gjej vendin ku të futet.

Luanesha me sa duket, është pak e frikësuar me ato që ka bërë dhe kërkon lartë e poshtë që të bind njerëzit, se ajo nuk është e keqe, por e mirë, nuk është egërsirë por dele, është e ndershme në ato që thotë si gjithmonë, ndaj kërkon çertifikatë virgjërie dhe ndershmërie nga doktori popull.

Ajo në fakt e di mirë se, duke u lyer me bojë nga koka deri në fund të këmbëve, pra duke ndryshuar imazhin, nuk mund të ndryshosh kurrë karakterin, por nuk është e ndaluar ta provosh. Nëse nuk ndodh që “njerëzit e vërtetë” ta “hanë”, atëherë fundi dihet… me kokë në çadër, në një kopësht zoologjik me gjallesa nga më të çuditëshmet: Me “luan që lehin, hiena që ulërasin, kukuvajka që këndojnë si bilbili dhe dele me kokë ujku… “Të presim”! Jemi vendi i çudirave ku mutacionet të shokojnë aq më shumë, sepse sjellin në jetë politik dhe politikanë… poshtërsish./Tellalli.al/

Komento
Loading...

000-017   000-080   000-089   000-104   000-105   000-106   070-461   100-101   100-105  , 100-105  , 101   101-400   102-400   1V0-601   1Y0-201   1Z0-051   1Z0-060   1Z0-061   1Z0-144   1z0-434   1Z0-803   1Z0-804   1z0-808   200-101   200-120   200-125  , 200-125  , 200-310   200-355   210-060   210-065   210-260   220-801   220-802   220-901   220-902   2V0-620   2V0-621   2V0-621D   300-070   300-075   300-101   300-115   300-135   3002   300-206   300-208   300-209   300-320   350-001   350-018   350-029   350-030   350-050   350-060   350-080   352-001   400-051   400-101   400-201   500-260   640-692   640-911   640-916   642-732   642-999   700-501   70-177   70-178   70-243   70-246   70-270   70-346   70-347   70-410   70-411   70-412   70-413   70-417   70-461   70-462   70-463   70-480   70-483   70-486   70-487   70-488   70-532   70-533   70-534   70-980   74-678   810-403   9A0-385   9L0-012   9L0-066   ADM-201   AWS-SYSOPS   C_TFIN52_66   c2010-652   c2010-657   CAP   CAS-002   CCA-500   CISM   CISSP   CRISC   EX200   EX300   HP0-S42   ICBB   ICGB   ITILFND   JK0-022   JN0-102   JN0-360   LX0-103   LX0-104   M70-101   MB2-704   MB2-707   MB5-705   MB6-703   N10-006   NS0-157   NSE4   OG0-091   OG0-093   PEGACPBA71V1   PMP   PR000041   SSCP   SY0-401   VCP550   CAS-002   CISM   200-125  , PMP   000-089   CCA-500   MB2-704   350-080   JN0-360   810-403   70-177   350-001   350-001   PMP   OG0-093   2V0-621D   CCA-500   210-065   352-001   101   102-400   MB2-707   70-178   JN0-102   640-911   ICGB   350-001  

Mos e Humbisni
Zoti Lu, ku jeni futur?!

Close