Home . Aktualitet . Luli vazhdon me vesin e gënjeshtrës: Shqipëria, në listën e zezë të SHBA?!

Luli vazhdon me vesin e gënjeshtrës: Shqipëria, në listën e zezë të SHBA?!

Lulzim Basha ka deklaruar këtë të martë se, akuzat e opozitës ndaj qeverisë për pastrimin e parave të drogës vërtetohen nga raporti i Departamentit amerikan të Shtetit.

Është e vërtet por flitet për parat e Bashës Berishës gjyqyarëve , prokurorëve dhe gjithë atyre që po vrapojnë të fshehinn parat para vetingut. Mirëpo Basha e di shumë mirë se pë kë flet raporti por mban fjalime , për të trimëruar veten, se ata amerikanët e kanë me qeverinë, duke na u bashkuar me subjektin e parë nën hetim, prokurorinë, si një vegël e turpshme krimeve të politikës dhe politikanëve.

Ja çfarë thotë Basha:

 “Departamenti i Shtetit përfshiu këtë vit Shqipërinë, për herë të parë, në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave, ku përcaktohet se bankat bëjnë transaksione parash që përfshijnë shuma të konsiderueshme të të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i narkotikëve”, ka deklaruar Basha.

Sipas tij, në gusht 2017, një tjetër raport ndërkombëtar për pastrimin e parave, Indeksi i Bazelit, e renditi Shqipërinë si një ndër 3 vendet kryesore për rrezikun e pastrimit të parave në Europë.

“Bumi i beftë i ndërtimit është rezultat i parasë që vjen nga droga. Koncesionet e Ramës me pronarë që fshihen në parajsa fiskale apo që Rama i mban të fshehta mund të jenë skema të pastrimit të parave të drogës”, ka thënë Basha.

Ai ka theksuar se, në Shqipëri paraja e pistë po sposton atë të pastër dhe po mban larg investimet e huaja, të cilat sipas tij kanë munguar në 4 vitet e fundit.

Duke akuzuar qeveritarët se blejnë vila dhe pasuri të tjera të patundshme brenda e jashtë Shqipërisë, Basha ka nënvizuar se duhet patjetër të ndalet projekti “1 miliard euro” dhe për këtë i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë.

“Çdo konçesion, çdo investim që përfshin qeverinë duhet të hetohet me transparencë në çdo detaj. Prokuroria, e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të në çdo akt koncensioni dhe tenderi qeveritar”, ka shtuar Basha.

Komento
Mos Humbisni:
Atdheshitës dhe atdherrënues … kur kryehajduti thërret kapeni hajdutin!

Close