LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Macron me qëndrimin e tij nuk “dënoi” vetëm shqiptarët, por rindezi llambën e destabilitetit të vjetër në një realitet të ri europian

Macron me qëndrimin e tij nuk “dënoi” vetëm shqiptarët, por rindezi llambën e destabilitetit të vjetër në një realitet të ri europian

Nga Romeo Kara

Nje premtim eshte nje obligim, prandaj i pare në kete kendveshtrim, zvarritja e mospranimit të shqiptareve në Europe, eshte nje mosplotesim detyrimesh nga Europa.

Premtimet europiane, startojne qarte qe me fillimin e ndryshimeve demokratike në vendet e Europes Lindore, kohe në të cilen vete Europa nuk ishte konstituuar nje shtet sic eshte sot.

Edhe pse, ne e kemi pasur të qarte se, nuk do të ishte nje rrugetim i lehte qasja jone drejt Europes, ne si shqiptare asnjehere nuk e vume ne dyshim kete zgjidhje, duke dashur qe perfundimisht t’a percaktojme perkatesine tone europiane ne te gjitha rrafshet.

Jo rralle-here, skeptiket europiane jane shprehur në filllim të viteve 90 se, Europa mbaron aty ku fillon Ballkani dhe se Europa do të mbese mbi të gjitha nje klub katolik, ashtu sic e kane ideuar në vitet 60-70 disa nga arkitektet e saj franceze.

Kjo ka bere qe debatet e zgjerimit ose jo të Europes, të kene shoqeruar historine e Unionit pergjate gjithe historise se tij dhe keto debate të kene qene me të forta, pikerisht brenda vete mendimit politik francez.

Jo pak here, idhtari i zgjerimit të Europes, ish presidenti francez Valery Giscard d’Estaing, eshte anatemuar per qendrimet e tij nga të tjere presidente franceze si Francois Mitterrand dhe Jacques Chirac.

Ishte Franca ajo qe i tha jo Kushtetutes Europiane në 2005, duke e mbajtur peng edhe sot procesin e shtetformimit të Europes, pasi vete ata qe e krijuan kete bashkim shtetesh, nuk jane të gatshem të hedhin hapin perfundimtar, atë të instalimit të Kushtetutes Europiane, duke ushqyer pambarimisht dobesite politike tradicionale të Europes.

Duke pare skepticizmin ndaj zgjerimit, skepticizem i cili ushqehej fuqimisht nga argumenta fetare dhe historike, vete ish presidenti francez Valery Giscard d’Estaing, pas deshtimit te Frances per te miratuar Kushtetuten Europiane predikoi se, nga kurthi i ketij skepticizmi duhet dale me instalimin e mendesive te reja europiane dhe sidomos duke: iu referuar Inteligjences Evropiane si thelb të identitetit të popullit evropian.

Keshtu ai kerkoi largimin nga faktoret frenues të zgjerimit si: faktoret nacionaliste, fetare, ekonomike dhe historike. Jo me kot ky politikan vizionar kryesoi Konventen për të Ardhmen e Europes.

Sot ne jemi peng i nje vetoje franceze, ashtu sic eshte peng vete Europa pa kushtetute, pasi Franca nuk eshte e pergatitur të dale nga guacka e saj per të leshuar sovranitet, për t’a deleguar ate dhe për t’i hapur rruge instalimit të nje Kushtetute Europiane.

Procesi i zgjerimit europian, padyshim qe nuk eshte nje proces i pafund, por vizionaret e Europes e dine fare mire, se kjo pjese e Ballkanit duhet patjeter t’i perkase Europes.

Kjo eshte e vetmja menyre qe fucia e barutit të mos jete me fuci baruti dhe Europa t’i gezohet stabilitetit.

Pra pranimi apo mospranimi i Shqiperise, nuk lidhet thjesht me problemet e brendeshme të Shqiperise, por me kursin politik neper të cilin Europa po kalon sot, kurs i cili karakterizohet nga kontradikta të brendeshme dhe mosmarreveshje teper të forta.

Europa e di mire se shqiptaret i kane plotesuar kalueshem kushtet e tyre per t’u anetaresuar dhe ato nuk jane kushtet të cilat ushqejne debatin e brendeshem politik tek ne, por mbi të gjitha perafrimi i legjislacionit, për të cilin duhet thene se eshte bere jashtezakonisht shume.

Nisur qe nga Marreveshja e Stabilizim Asociimit e vazhduar me dhjetera konventa qe jane ratifikuar, duke u bere pjese e kornizes sone kushtetuese, provojne se, sot ne kemi me shume se kurre, nje kornize të plote ligjore, qe e mundeson plotesisht anetaresimin.

Pavaresisht ndasive politike, të gjitha adaptimet ligjore të kerkuara jane bere nga politika, dhe për fat të mire, tek ne Pergjate gjithe ketyre viteve postkomunizem, nuk ka patur asnje force politike qe të kete kundershtuar kursin europian të vendit.

Europa e di mire cfare perfaqeson kjo pjese e Ballkanit, dhe rendesine e stabilizimit të saj, prandaj ato qendrime të ashpra si kurre me pare, të vete politikaneve europiane ndaj Macron, ishin pikerisht për kete gje.

Macron me qendrimin e tij nuk denoi vetem shqiptaret, por rindezi llamben e destabilitetit të vjeter në nje realitet të ri europian.

Do të jene vete europianet qe do t’a korrigjojne veprimin e tij, pasi Ballkani nuk mund të behet Tunisi, Libi dhe Siri.

Kuptohet qe Europa nuk mund t’a shmange luften për pushtet dhe hegjemoni, qe shtetet bejne brenda saj, dhe kuptohet fare mire qe Great Britain po largohet se, eshte e paimagjinueshme per britaniket, qe ata, cliruesit e Europes, të jene zeri i trete në Europe pas Gjermanise dhe Frances.

Perballe ketij realiteti ne kemi vetem nje mundesi: të merremi seriozisht me veten tone, të bejme veten tone, duke instaluar njehere e pergjithmone edukaten e implementimit rigoroz të ligjit, të riformatojme etiken politike dhe ekonomike në të gjitha parametrat, të ridimensionojme tregun e brendeshem ekonomik duke bere sa me eficente burimet tona ekonomike, t’i shtojme ato dhe të realizojme nje shperndarje sa me të drejte të të ardhurave.

Ne duhet të mos humbin kohe, por të rrisim standartet tona, standarte të cilat padyshim jo vetem qe do na cojne drejt Europes por edhe do t’a sjellin njekohesisht Europen ketu.

Le t’i japim nje premtim vetes dhe ketij vendi, t’a mbajme ate, duke tejkaluar cdo ndasi dhe urrejtje si dhe duke u perballur vete me fatin tone.

Loading...
More in Aktualitet, Blog
Si e shuajti kryeministri Zaev ëndrrën e opozitës në Tiranë

Close