LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Makina shpërthen në flakë pasi përplaset me maunen, në tunelin Elbasan-Tiranë, vdes vëllai i Blerina Gjylametit

Makina shpërthen në flakë pasi përplaset me maunen, në tunelin Elbasan-Tiranë, vdes vëllai i Blerina Gjylametit

Një aksident tragjik që ka lënë pas një viktimë ka ndodhur në aksin Elbasan -Tiranë. Viktimë ka mbetur shoferi i automjetit tip Seat i cili dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me një kamion. Gjate natës viktima u identifikua si Elton Maçolli, 42 vjec, vëllai i deputetes së Partise Socialiste, Blerina Gjylameti.

Automjeti me targat AA 209 AR, me të cilin po lëvizte viktima ka qenë i modifikuar dhe punonte me benzinë-gas, gjë që ka bërë rrjedhjen e gazit pas përplasjes dhe më pas shpërthimin në flakë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se automjeti tip Seat është gjetur me dyert e tavanin të hapura nga shpërthimi, ndërsa viktima është transportuar drejt morgut të Elbasanit. Report Tv ka mundur të sigurojë pamjet nga vendi i ngjarjes ku automjeti tip Seat duket i shkatërruar plotësisht nga shpërthimi ne flake i gazit. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Elton Maçolli punonte pranë bazës ajrore te Farkës

Loading...
More in Aktualitet, Kronik
Refuzimi i negociatave, Alex Soros jep mesazhin e rëndësishëm

Close