LAJMI I FUNDIT
Home . Aktualitet . Manastirliu jep sqarime për tërmetin e fuqishëm: Kanë marrë mjekim 68 persona të lënduar nga lëvizjet në panik!

Manastirliu jep sqarime për tërmetin e fuqishëm: Kanë marrë mjekim 68 persona të lënduar nga lëvizjet në panik!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qenë e pranishme sot në Spitalin e Traumës ku ka siguruar se spitalet dhe stafet e urgjencës janë në gatishmëri për të përballuar fluksin e personave që janë lënduar nga tërmeti. Manastirliu tha se në total janë 68 persona të prekur që kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

“Pashë nga afër gjendjen e të lënduarve. Janë duke marrë ndihmën e parë 51 qytetarë, ndërkohë që nga momenti i mbërritjes, janë 52 qytetarë që kanë marrë shërbim dhe janë larguar. Të gjithë po ekzaminohen. Skaneri dhe grafitë janë të gjitha në funksion. Do kemi informacion zyrtar nga mjekët më vonë, por situata është e qetë. Kemi nxjerrë staf shtesë. Mund të them që në total qytetarët që kanë marrë shërbime tek Trauma dhe në Durrës, janë 68 në total. Vijon fluksi edhe pse më i rrallë dhe situate është nën kontroll”, tha Ogerta Manastirliu.

Loading...
Mos e Humbisni
Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Close